Edukimi është pune zemre, vetëm zoti i ka çelësat

MAKE A DIFFERENCE

“Don Bosko”

KOmisioni kombërar edukimi katolik shqiptar

Komisioni ka lindur si iniciativë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe zhvillon veprimtarinë e vet që prej vitit 1996. Ky Komision së pari shpreh në mënyrë konkrete vëmendjen e Kishës Katolike për edukimin e tërësishëm: intelektual, shpirtëror dhe njerëzor të të rinjve dhe së dyti u vjen në ndihmë mbarëvajtjes së punës edukative mësimore të shkollave dhe qëndrave edukative të themeluara nga ente të Kishës Katolike.

Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH), është ent Juridik i Kishës Katolike në Shqipëri që prej datës 24 maj 2017, me vendim Gjykate: 5603.

Institucionet arsimore dhe edukative të cilat përqafon rrjeti i Komisionit janë të shtrira në gjithë territorin e Shqipërisë. Ato janë institucione të licencuara nga Ministria përkatëse, ofrojnë shërbim edukimi sipas standardeve të Vendit tonë, janë të themeluara nga Ente Juridike të Kishës katolike (Kongregata Rregulltare ose Famulli) dhe janë të anëtarësuar në rrjetin tonë, duke bashkëndarë së pari frymëzimin nga vlerat e Ungjillit të Jezu Krishtit.

0
Kopshte
0
Shkolla
0
Gjimnaze
0
Mesues
0
Nxenes
Rreth nesh

Komisioni Katolik Shqiptarë

Misioni

  • Të promovojë përmbushjen me efektivitet të lirisë së arsimit si një kusht themelor për funksionimin e një shoqërie demokratike, në përputhje me të drejtat e liritë themelore të njeriut të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Deklarata, Konventa dhe protokollet shtesë të ratifikuara nga shteti shqiptar.
  • Të mbështesë, informojë, azhurnojë shkollat apo institucionet të drejtuara dhe të administruara nga Entet e Kishës Katolike, duke i mbështetur me konsulencë të natyrës didaktike, juridike, ekonomike-fiskale, si dhe mbi ndryshimet legjislative që mund t’i interesojnë këtyre institucioneve të arsimit lidhur me problematikat dhe zgjidhjen e situatave të krijuara.

vlerat

  • Respekti i dinjitetit të personit, të unicitetit të tij
  • Hapja ndaj transcendentes si horizont ontologjik i njeriut, që e lartëson atë dhe e përplotëson
  • Vëmendje ndaj nevojave të personit

Artikujt e Fundit

  • Me këtë fokus, në datat 28 Shkurt-1 Mars, KKEKSH në partneritet me DiSAL realizoi modulin 2 të programit formues për stafet didaktike të rrjetit të Edukimit Katolik, me praninë e trajnuesve lokalë dhe ndërkombëtarë. Moduli 2 i ofroi pjesëmarrësve njohuri për mënyrat e nisjes së një mësimdhënieje inovative dhe gjithëpërfshirëse. Mësuesit pjesëmarrës u prezantuan me

  • Politika e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve vulnerabël është prioritet i KKEKSH. Sot patëm kënaqësinë të vizitonim shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” – Rrëshen, ku së bashku me përfaqësuesen e KKEKSH, Znj. Malvina Përgega dhe eksperten e fushës së mbrojtjes së fëmijëve, Znj. Estela Pemaj diskutuam mbi instrumentet kryesore të politikës dhe

  • “Promovimi i shkollave gjithëpërfshirëse”. Me këtë tematikë filloi moduli i parë i Programit Formues për stafet didaktike organizuar më 6-7 Dhjetor nga Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar në bashkëpunim me shoqatën partnere italiane DiSAL, me eksperiencë të gjatë në fushën e edukimit. Trajnimi i drejtuar nga ekspertë lokalë, Motër Teuta Buka dhe ndërkombëtarë, z.

Edukimi Katolik në Shqipëri,

mision dashurie ndër vite

Ky dokumentar i parë, i ideuar dhe i kuruar nga Koordinatorja Kombëtare Motër Teuta Buka dhe Sekretariati i KKEKSH, ka për qëllim të dokumentojë për të parën herë realitetin e Edukimit Katolik në Shqipëri, që nga fillimet dhe deri në ditët e sotme si një instrument dialogu me të gjithë aktorët në lëmin e edukimit në Shqipëri.