Konferenca
Kombëtare
Titulli: Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes
në edukim”
Tirana me 6
dhjetor 2023, Tirana International, ora 09:00 – 13:00
Komisioni Kombëtar
i Edukimit Katolik Shqiptar, ente kishtar i ngritur nga Konferenca Ipeshkvnore
e Shqipërisë për t’u kujdesur për edukimin katolik, i orinetuar përherë drejt përmbushjes
së vlerave ungjillore dhe sugjerimeve të ofruara nga Pakti Edukativ Global,
organizon me datë gjashtë dhjetor, 2023 konferencën ndërkombëtare me temë
“Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirja në edukim”.
Kumtues të kësaj
konference janë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit,
të klerit katolik apo të institucioneve shtetërore si: Zonja Lindita Nikolla,
kryetare e Parlamentit, znj. Nina Guga,
zëvendës ministre e Arsimit, Z. Jose Maria Alvira, president i Komisionit
Evropian të Edukimit Katolik; prof. dr. Jan de Groof, Themelues dhe
President i ELA- (European Association for Education Law) Belgjike; z. Enzio Delfino, presidenti i DiSal; Itali;
z. Ignasi Grau, drejtori ekzekutiv i OIDEL-it, Spanje; MsC. Eric Bloemkolk,
drejtori ekzekutiv i SOFT Tulip-Hollande. Po ashtu, edhe z. Ermelinda Gjocaj, përgjegjëse
e edukimit pranë UNICEF, Shqipëri, z. Ermal Hasimja, përfaqësues i rrejtit të
shkollave private të Shqipërisë, si dhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot. Angelo
Massafra, President i KKEKSH dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Arqidioqezës
Tirane-Durres.
Referuesit diskutuan
në tre panele. Tema e Panelit të parë: “Pluralizmi Edukativ si një pasuri e
Evropës”; Tema e Panelit të dytë : “Roli i pluralizmit kulturor në ndërtimin e
identitetit evropian të Shqipërisë”, Tema e Panelit të tretë: “Praktika
edukative, sfidat dhe prespektivat evropiane dhe shqiptare”.
Nisur dhe nga projekt-raporti
dhe ecuria e bisedimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin
Evropian, vihet re se Shqipëria është
vlerësuar me një përparim modeste në fushën e arsimit cka do te thotë se
kemi shumë punë për të bërë. Po t’i shtojmë kësaj edhe trendin përherë në rënie
të zërit së GDP-së për arsimin, i cili nga 3% parashikohet të arrijë në 2.8%
gjatë viteve në vazhdim, ndërkohë që vetë BE e ka si norme 5%, mbështetja
shtetërore për arsimin vazhdon të paraqesë disa problematika të cilat mund të
reflektohen në të tre planet kohore: afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.
Prandaj,
konferenca kishte si synim kryesor të nxjerrë në pah metodat, mjetet dhe mundësitë
për krijimin në Shqipëri të një hapësire edukative e cila përafrohet më tepër
me atë evropiane, qe përqafon gjithë vlerat, parimet dhe idealet e Evropës së
Bashkuar. Më konkretisht, përveç punës në rafshin pedagogjik, për rrjedhojë është
e nevojshme të arrihet një ligj i ri me një vizion të ri për edukimn
parauniversitar.
Dy jane gjërat kryesore;
e para mundësia për t’ju qasur lirisht pluralitetit në arsim qe do te thote mundësi
e garantuar për të zgjedhur propozime
educative të ndryshme dhe të larmishme, që i përgjigjen vlerave dhe nevojave të
komuniteteve, natyrisht përherë në respekt të Kushtetutës.
E dyta; e drejta e prindërve për të
zgjedhur lirisht arsimin që dëshirojnë për fëmijën të pa diskriminaur nga mundësitë ekonomike, sociale
apo të ndonjë natyre tjetër. Kjo e drejtë kushtetuese e fëmijëve duhet
garantuar si thamë më sipër nga një kuadër ligjor dhe akte nënligjorë dhe realisht
të aplikueshëm.
Edukimi katolik është
dhe do jetë gjithnjë proaktiv si në bashkëndarjen e praktikave të mira ashtu
edhe në kontributin që mund të japim në zhvillime të reja, përherë të hapur për
dialog.
Po ashtu nxisim
institucionet në nivel qendror dhe lokal që të privilegjojë gjithpërfshirjen
dhe dialogun që në fazën e hartimit e
politikave arsimore e në të gjithë procesin e implementimit të tyre.
Koordinatorja
Kombëtare e KKEKSH
Motër
Teuta Buka, Fma