Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik në Shqipëri-KEKSH shfaq dokumentarin me titull:
“Edukimi Katolik në Shqipëri mision dashurie ndër vite” më datë 17 maj 2022, ora 17.00, në sallën
Unesko tek Muzeu Historik Kombëtar. Ky dokumentar është realizuar me mbështejtjen e:
Renovabis, Konferences Ipeshkvnore Amerikane, Church in need me Regji Z. Simon Shkreli dhe
me Skenar të Prof. Gjovalin Cuni dhe Prof.dr Aljula Jubani.
Ky dokumentar i parë, i ideuar dhe i kuruar nga Koordinatorja Kombëtare Moter Teuta Buka dhe
Sekretariati i KKEKSH, ka për qëllim të dokumentojë për të parën herë realitetin e Edukimit Katolik
në Shqipër, që nga fillimet dhe deri në ditët e sotme si një instrument dialogu me të gjithë aktorët në
lëmin e edukimit në Shqipëri.
Dokumentari u ofron shikuesve mundësinë për të njohur më konkretisht kontributin, vizionin dhe
misionin e Edukimit Katolik në Shqipëri në tri ndarje kohore: që nga fillimet e veta që datojnë nga
shekulli XVI, vijojnë me periudhën përgjatë komunizmit dhe mbyllet me periudhën e post diktaturës
e deri më sot.
Në pjesën e parë theksi vihet mbi historinë e hapjes se shkollave të para shqipe që datojnë në
shekullin XV; të kontributit që kanë dhënë në formimin kulturor dhe moral të brezave (personalitete
e figura kombëtare që janë formuar në këto shkolla e që kanë dhënë një kontribut dhe në jetën sociopolitike të vendit për fitoren e pamvarësisë së vendit, ruajtjen e trashigimnisë kulturore dhe
etnografike, etj.)
Edukimi katolik gjatë viteve të komunizmit nëpërmjet kontributeve personale të figurave të
ndryshme: klerikë, murgesha e laikë, në përcimin e vlerave dhe formimit kulturor të brezave, si në
burgje ashtu edhe jashtë tyre në klandestinitet.
Në pjesën e fundit bëhet një përmbledhje historike e 30 vjecarit të fundit, nga 1990 e deri më sot, me
dëshmi konkrete të disa figurave të spikatura në rrjetin e shkollave katolike, duke përfshirë prindërit
dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm përgjatë viteve, si dhe ish-nxënës.
Një falënderim i veçantë i shkon Kongregatave rregulltare për vetëmohimin dhe kontributin e
vyer në veprat edukative që kanë themeluar dhe vazhdojnë të lulëzojnë në Shqipëri.
Si rrjet i Shkollave Katolike do vazhdojmë të jemi krah prindërve për edukimin tërësor të brezave
në vlera të larta shpirtërore dhe njerëzore si qytetarë të botës

Precedente
Successivo