Formimin e radhës për Referentët e shkollave katolike

  • Autore dell'articolo:
  • Categoria dell'articolo:News
Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH) nën kujdesin e ekspertes zj. Zamira Muça zhvilloi formimin e radhës për Referentët e shkollave katolike të cilët angazhohen të jenë figurat kyçe për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin shkollor.
Fokusi kryesor i diskutimit ishte zbatueshmeria e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve në mënyrë korrekte si dhe përvetësimi i njohurive mbi Procedurën e Menaxhimit të rasteve si pjesë integrale e Politikës dhe si i vetmi instrument që ndihmon jo vetëm në parandalimin e rrisqeve por dhe në mirëmenaxhimin e rasteve që cënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve .
Kjo detyrë që iu ngarkohet nuk është vetëm një përgjegjësi por mbi të gjitha një mision dhe në këtë mision duhet të bëhemi të gjithë pjesë, në mënyrë që shoqërisë t’i ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm.
Suksese Referentëve të rinj të sapo emëruar në detyrë!