Me këtë fokus, në datat 28 Shkurt-1 Mars, KKEKSH në partneritet me DiSAL realizoi modulin 2 të programit formues për stafet didaktike të rrjetit të Edukimit Katolik, me praninë e trajnuesve lokalë dhe ndërkombëtarë.
Moduli 2 i ofroi pjesëmarrësve njohuri për mënyrat e nisjes së një mësimdhënieje inovative dhe gjithëpërfshirëse. Mësuesit pjesëmarrës u prezantuan me tema dhe dinamika si:
* Marrëdhënia edukative si premisë për të nxënit.
* Njohuri dhe aftësi operative mbi EAS dhe CSW Framework
* Projektimi i sekuencave mësimore bazuar në EAS
* Analizimi i mjeteve të ndryshme teknologjike dhe logjikës që udhëheq përdorimin e tyre në mësimdhënie
* Mënyra e përdorimit të disa aplikacioneve
* Eksplorimi i pasojave të përdorimit të të dhënave dhe Inteligjencës Artificiale në shkollë, me vëmendje të veçantë për aspektet etike dhe privatësinë
* Ofrimi i shembujve konkret se si IA mund të përdoret në klasë, por edhe reflektimi mbi kufizimet dhe sfidat që sjell
* Ofrimi i mjeteve për një vlerësim kritik të teknologjive dhe për përdorimin e përgjegjshëm në kontekste inkluzive.
Ky trajnim do të shërbejë si një bazë për shkollat për thellime të mëtejshme mbi:
•Rolin e mësuesit në epokën digjitale, duke theksuar nevojën për aftësi të reja dhe një trajnim të përshtatshëm.
* Mësimdhënia sipas EAS (Episodet e Mësimit Situativ)
* Sfida e inkluzionit digjital: analizimi i pabarazive digjitale dhe pasojat e tyre për inkluzionin shkollor.
* Etika e IA-së në edukim: reflektim mbi çështjet etike që lidhen me përdorimin e IA-së në edukim, siç janë privatësia, transparenca dhe përgjegjësia
Për më shumë info ndiqni video-mesazhet e ekipit trajnues.

#renovabis
#edukimikatolik
#associazionedirigentiscuoleautonomelibere
#disal

Shperndaje këtë postim!