kkeksh, Publikime, Trends

Komuniteti i profesionistëve që rritet: Seminar formimi për drejtues dhe përgjegjës edukativ

Në datat 7-9 Nëntor, KKEKSH, përfaqësuar nga P. Michele Leovino, së bashku me një delegacion drejtuesish dhe mësuesish nga rrjeti i institucioneve katolike në Shqipëri mori pjesë në punimet e Këshillit Kombëtar të partnerit të saj në edukim në Itali DiSAL (Dirigenti Scuole Autonome e Libere) zhvilluar në Milano. Takimi përfaqësoi një mundësi studimi dhe formimi për drejtuesit e shkollave duke trajtuar tema të ndryshme si: formimi i vazhdueshëm i profesionistëve të edukimit, sfidat e të bërit shkollë në ditët e sotme në kontekstin shqiptar dhe atë evropian, shoqatat e profesionistëve dhe ngritja e rrjeteve të bashkëpunimit. Seminari ishte një pasurim edhe për shkëmbimin midis drejtuesve arsimorë dhe një bazë e mirë për bashkëveprim të mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve të stafeve didaktike të edukimit katolik në Shqipëri që do të konkretizohet me një seri seminaresh formuese të organizuar nga KKEKSH dhe DiSAL, duke filluar nga Dhjetor 2024, me edukatorët dhe mësuesit e institucioneve të edukimit katolik”

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.