Misioni

Të promovojë përmbushjen me efektivitet të lirisë së arsimit, si një kusht themelor për funksionimin e një shoqërie demokratike;

Të bashkëpunojë me organizma të tjera arsimore ne nivel ndërkombëtar të frymëzuara nga vlerat ungjillore;

Të promovojë dhe të mbrojë interesat e misionit të edukimit katolik në marrëdhënie me organet apo institucionet shtetërore të nivelit qendror dhe lokal;

Të ndihmojë institucionet arsimore apo qendrat e formimit dhe edukimit në përmbushjen e misionit të tyre duke ofruar ndihmë konkrete në të gjitha sfidat

Të nxisë bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe institucioneve edukative të themeluara nga ente të Kishës Katolike për të forcuar një rrjet edukativ me impakt më të gjerë dhe domethënës në shoqërinë shqiptare.

Vlerat në themel të misionit edukues të institucioneve katolike

  • Respekti i dinjitetit të personit, të unicitetit të tij
  • Hapja ndaj transcendentes si horizont ontologjik i njeriut, që e lartëson atë dhe e përplotëson
  • Mikpritje e çdo ndryshueshmërie: fizike, kulturore, fetare, sociale apo gjinore
  • Besimi në edukueshmërinë e çdo fëmije
  • Vëmendje ndaj nevojave të personit
  • Dialogu si mënyrë komunikimi: mes brezash, mes kulturash, mes besimesh të ndryshme e bindjesh të ndryshme
  • Besimi në aftësitë e fëmijës dhe të zhvillimit të tyre në një klimë bashkëpunim dhe solidariteti
  • Bindja që edukimi përfshin të gjitha aspektet jetësore: konjitive, afektive, sociale etike shpirtërore dhe profesionale