Politika mbi mbrojtjen e femijeve .
Në revistën “Dirigere Scuole”, e cila botohet dhe menaxhohet nga DISAL, është publikuar së fundmi një artikull që prezanton Politikën për mbrojtjen e fëmijëve dhe procedurat përkatëse të zbatuara në rrjetin e shkollave katolike të Shqipërisë (KKEKSH). Dokumenti i Politikës mbi mbrojtjen e fëmijëve është ndjekur dhe ndërtuar nën kujdesin e ish Kordinatores Kombëtare të KKEKSH Mt.Teuta Buka, stafit të sekretariatit si dhe me mbështetjen e Kordinatores së Projektit zj. Malvina Përgega, njëkohësisht juriste dhe përfaqësuese ligjore pranë këtij rrjeti, e cila ka kontribuar në ndërtimin e një kornize ligjore dhe institucionale të dedikuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve në institucionet arsimore katolike, eskpertit ndërkombëtar Av. Emmanuele Montemarano një prej ekspertizave kryesore për ndërtimin e Politikës duke sjelle për përshtatje modelet dhe praktikat më të mira në nivel ndërkombëtar, dhe që ka kontribuar nga viti i parë deri më sot, zj. Astrid Winkler (ECPAT AUSTRIA) e cila ka kontribuar në dy vitet e para dhe grupit të ekspertëve vendas shqiptare sipas fushave respektive të tyre duke dhënë një kontribut të konsiderushëm për hartimin e procedurave dhe udhëzimeve që janë pjesë integrale tashmë e dokumentit.
https://disal.it/2025/08/05/la-direzione-pedagogica/#
Disal – Associazione Dirigenti Scuole Autonome e Libere
Disal – Associazione Dirigenti Scuole Autonome e Libere
