“Promovimi i shkollave gjithëpërfshirëse”.
Me këtë tematikë filloi moduli i parë i Programit Formues për stafet didaktike organizuar më 6-7 Dhjetor nga Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar në bashkëpunim me shoqatën partnere italiane DiSAL, me eksperiencë të gjatë në fushën e edukimit. Trajnimi i drejtuar nga ekspertë lokalë, Motër Teuta Buka dhe ndërkombëtarë, z. Ezio Delfino, znj. Nora Terzoli bëri bashkë mësuesit dhe edukatorët e institucioneve të rrjetit katolik shqiptar duke u fokusuar tek profili i shkollave dhe mësuesit/edukatorit gjithëpërfshirës, karizma e shkollës katolike, të bërit shkollë sot si dhe karakteristikat dhe promovimi i një oferte edukative gjithëpërfshirëse.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit që KKEKSH po zbaton për fuqizimin e kompetencave të stafeve didaktike të rrjetit të edukimit katolik dhe do të vijojë me module të tjera përgjatë vitit 2025.








