Safeguarding Policy

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve në institucionet edukative katolike është një normë vullnetare që shpreh vullnetin për t’u vetë-monitoruar në lidhje me çdo aspekt të sigurisë  e mbrojtjes së të miturve dhe të rinjve brenda një institucioni edukativ. KKEKSH në bashkëpunim të ngushtë me shkollat, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtare ka ndërtuar dokumentin e Politikës dhe mekanizmave konkret duke krijuar një model organizativ të mirëfilltë që garanton aplikueshmërinë e saj si dhe ka realizuar formimin e personave kyç si:  Përgjegjësit e Politikës, stafet e shkollave, nxënësit dhe prindërit.

 

Ajo siguron mbrojtjen dhe parandalimin nga të gjitha format e abuzimit, e për një mbrojtje terësore ka në kujdes gjithashtu dhe sigurinë fizike në mjedise të ndryshme shkollore, mbrojtjen e të dhënave personale, sigurinë ushqimore dhe në përgjithësi mirëqënien fizike dhe morale në çdo aspekt të jetës së përditshme të të miturve dhe të rinjve brenda një institucioni edukativ dhe mbështetet në legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar si dhe shkon përtej tij. Kjo Politikë nuk është vetëm një deklaratë parimesh, por përcakton një mekanizëm të qartë funksional, e që nuk ngarkon institucionet me kosto financiare shtesë. Ajo bazohet në ndërvarësi e përgjegjësi konkrete si dhe përmban procedurat specifike për raportimin dhe menaxhimin e rasteve të cilat përshtaten dhe  përditësohen sipas realitetit të çdo shkolle, dhe më pas  monitorohen nga Këshilli i Vigjilencës së KKEKSH.