Ditën e sotme KKEKSH mori pjesë në takimin e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile, në formën e një bashkëbisedimi të hapur për të diskutuar çështje që lidhen me transparencën e Kuvendit dhe angazhimin qytetar.

Qëllimi i këtij takimi ishte që pjesëmarrësit e ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, të shprehin mendimet e tyre dhe të ngrenë çështjet që ata i mendojnë të rëndësishme për të promovuar më tepër transparencën e Kuvendit dhe për ta bërë më të hapur për qytetarët si dhe grupet e interesit.

Edukimi Katolik

Shperndaje këtë postim!