Përmbyllem sot trajnimin dy ditor në Durrës, organizuar nga KKEKSH dhe udhëhequr nga ekspertja Znj. Estela Pemaj.

📍Në ditën e parë së bashku me Referentët e shkollave trajtuam si tematikë “Prioriteti i mirëqenies mendore të punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve” të shoqëruar me kujdes të veçantë nëpërmjet teknikave relaksuese🧘‍♂️pranë natyrës dhe detit 🌊

Në fokus të takimit ishte dhe rëndësia e respektimit të limiteve profesionale dhe kujdesi i vetes ndaj fenomenit *Burnout”*.

📍Në ditën e dytë u prezantua në prani të të gjithë Drejtorëve dhe Referentëve të institucioneve edukative katolike *Procedura mbi trajtimin e bullizmit dhe atij kibernetik në shkollat katolike”*

Grupet patën mundësinë të ndanin idetë e tyre duke trajtuar rastet për menaxhim.

📍Në sesionin e fundit një moment i veçantë iu dedikua dhe “Edukimit Gjithëpërfshirës si dhe Integrimit të Personave me Aftësi të kufizuar në rrjetin e institucioneve edukative katolike në Shqipëri”.

Nën moderimin e Znj.Suela Kalia u ndoqën me kureshtje të ftuarit në panel si z.Juljan Zyrakja, zj. Valbona Koçubina si dhe zj.Martine Gjoni, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës në ambientet katolike.

Jemi plot entuziazëm të ndjekim histori suksesi dhe modele frymëzimi nëpërmjet bashkëndarjes së eksperiencave dhe rrëfimeve prekëse të jetës së tyre personale.

Edukimi Katolik

#childprotection

#disabilityinclusion

Shperndaje këtë postim!