Ishte kjo tematika e Konferencës së zhvilluar më 3-5 Prill në Arezzo të Italisë ku mori pjesë edhe një delegacion i Komisionit të Edukimit Katolik në Shqipëri me pjesëmarrjen e Koordinatorit Kombëtar At Michele Leovino dhe drejtorëve didaktikë të institucioneve shkollore të rrjetit katolik.
Ky aktivitet formues i organizuar nga partneri ynë DiSAL bëri bashkë drejtues shkollorë, drejtues teknikë, rektorë e pedagogë me qëllim diskutimin e çështjeve si: Detyrat e udhëheqjes shkollore për të qëndruar në hapat e sfidave të kohëve aktuale; Dialogu midis shkollës dhe kërkimit pedagogjik, Profili kulturor dhe teknik i lidershipit shkollor i nevojshëm për t’u përballur me sfidat e reja edukative dhe kulturore.



