Politika e mbrojtjes së fëmijëve KKEKSH, na thërret të vëmë fëmijën në qendër,ndaj siguria e mirëqënia e tyre është parësore për ne.
Sot përmbyllëm formimin e parë për kualifikimin e 7 Referentëve
të rinj të shkollave katolike të cilët angazhohen të jenë figurat kyçe për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Kjo detyrë që iu ngarkohet nuk është vetëm një përgjegjësi por mbi të gjitha një mision dhe në këtë mision duhet të bëhemi të gjithë pjesë, në mënyrë që shoqërisë t’i ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm.
Puna vazhdon dhe formime të tjera na presin!
Falenderojmë trajneren tonë zj.Senada Duli si dhe Përfaqësuesen për mbrojtjen e fëmijëve së KKEKSH zj. Malvina Përgega për shoqërimin dhe kujdesin përgjatë dy ditëve të trajnimit.
#safeguardingpolicy
#catholiceducation
#childprotection