Kreu  /  Institucionet

Rrjeti ynë

Institucionet

Çfarë është shkolla katolike dhe vlerat mbi të cilat ngrihet rrjeti ynë.

Çfarë është shkolla katolike

Një “qendër jete” ku formimi është njëkohësisht vertikal dhe horizontal


Shkolla katolike është një “qendër jete” në të cilën procesi i formimit ka si dimensionin vertikal (hapjen ndaj transcendentes), edhe atë horizontal (vëmendjen ndaj nevojave jetësore).

Zbulimi i së vërtetës krijon një atmosferë karakteristike në një shkollë katolike. Në procesin e mësimdhënies, dija vendoset në konceptin e besimit dhe bëhet urtësi e vizion për jetën. Në të gjitha lëndët arsyeja dhe besimi janë të ndërthurura; vlerat fitohen dhe të vërtetat zbulohen.

Vizioni

Njeriu si person, në tërësinë e vlerave të tij


Synon të promovojë njeriun si person, me të gjitha vlerat humane, duke ndjekur qëllimin e ekzistencës së vet dhe të mirën e shoqërisë. Synon të formojë aftësinë e gjykimit, të nxisë sensin e vlerësimit dhe të asimilojë kulturën në mënyrë kritike e sistematike, duke i vendosur themelet mbi vlerat e Ungjillit.

Institucionet anëtare

Të licencuara, të themeluara nga entet e Kishës


Institucionet arsimore dhe edukative të rrjetit tonë shtrihen në gjithë territorin e Shqipërisë. Ato janë të licencuara nga ministria përkatëse, ofrojnë shërbim edukimi sipas standardeve të vendit, janë themeluar nga ente juridike të Kishës Katolike (kongregata rregulltare ose famulli) dhe bashkëndajnë frymëzimin nga vlerat e Ungjillit.

0
Kopshte
0
Shkolla 9-vjeçare
0
Qendra profesionale
0
Mësues
0
Nxënës