
Me këtë fokus, në datat 28 Shkurt-1 Mars, KKEKSH në partneritet me DiSAL realizoi modulin 2 të programit formues për stafet didaktike të rrjetit të Edukimit Katolik, me praninë e trajnuesve lokalë dhe ndërkombëtarë. Moduli 2 i ofroi pjesëmarrësve njohuri për mënyrat e nisjes së një mësimdhënieje inovative dhe gjithëpërfshirëse. Mësuesit pjesëmarrës u prezantuan me tema dhe dinamika si: * Marrëdhënia edukative si premisë për të nxënit. * Njohuri dhe aftësi operative mbi EAS dhe CSW Framework * Projektimi i sekuencave mësimore bazuar në EAS * Analizimi i mjeteve të ndryshme teknologjike dhe logjikës që udhëheq përdorimin e tyre në mësimdhënie * Mënyra e përdorimit të disa aplikacioneve * Eksplorimi i pasojave të përdorimit të të dhënave dhe Inteligjencës Artificiale në shkollë, me vëmendje të veçantë për aspektet etike dhe privatësinë * Ofrimi i shembujve konkret se si IA mund të përdoret në klasë, por edhe reflektimi mbi kufizimet dhe sfidat që sjell * Ofrimi i mjeteve për një vlerësim kritik të teknologjive dhe për përdorimin e përgjegjshëm në kontekste inkluzive. Ky trajnim do të shërbejë si një bazë për shkollat për thellime të mëtejshme mbi: •Rolin e mësuesit në epokën digjitale, duke theksuar nevojën për aftësi të reja dhe një trajnim të përshtatshëm. * Mësimdhënia sipas EAS (Episodet e Mësimit Situativ) * Sfida e inkluzionit digjital: analizimi i pabarazive digjitale dhe pasojat e tyre për inkluzionin shkollor. * Etika e IA-së në edukim: reflektim mbi çështjet etike që lidhen me përdorimin e IA-së në edukim, siç janë privatësia, transparenca dhe përgjegjësia Për më shumë info ndiqni video-mesazhet e ekipit trajnues.
#renovabis #edukimikatolik #associazionedirigentiscuoleautonomelibere #disal
- Vizitë Studimore: “Të udhëheqësh sisteme për njeriun”. 3 Prill, 2025
- Trajnimi formues për prindër 12 Mars, 2025
- Inovacioni në shkollat gjithëpërfshirëse 1 Mars, 2025
- kkeksh
- Konferenca
- Publikime
- Safeguarding Policy
- Trends