Me datë 8 qershor, në ambientet e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt AsamblejaXV e KKEKSH, një ndër më të rëndësishmet, me pjesëmarrje të gjerë nga institucionet e edukimitkatolik në Shqipëri. Pas mikpritjes nga ana e sekretariatit, koordinatorja kombëtare e çeli Asamblenëme një lutje drejtuar Zojës, pasi data përkonte me Ditën e Zemrës së Papërlyer të Saj dhe, me tëmbaruar ai moment, ia dha fjalën Presidentit të Komisionit, Imzot Angelo Massafrës, Arqipeshkëv iShkodrës.
Në fjalën e tij, Imzot Massafra vlerësoi punën e deritanishme, duke u ndalur në disa aktivitete merëndësi të organizuara nga KKEKSH. Më së pari, përmendi konferencën ndërkombëtare mbi çështjete arsimit të mbajtur me datë gjashtë dhjetor 2023 dhe peshën e saj, çka sipas tij, po na afron më tepërme një ndër pikat e planit strategjik që ka Komisioni, atë të të qenit një zë i veçantë në tryezat ediskutimeve mbi arsimin. Gjatë fjalës, nuk la pa adresuar edhe një shqetësim, pjesëmarrjen në ndonjërast jo fort të kënaqshme të shkollave dhe tha se, për aq kohë sa KKEKSH i përgjigjet nevojave qëvetë shkollat kanë, nuk i duket fort me kuptim kjo qasje e pjesshme. Në përfundim, ftoi motër TeutaBukën, koordinatore në detyrë për të raportuar lidhur me të gjithë punën e KKEKSH nga asamblejae fundit.
Motër Teuta e drejtoi fjalën e saj nga aktivitetet konkrete që na sjellin më pranë plotësimit të planitstrategjik pesë vjeçar si dhe, në mënyrën se si po realizohej hap pas hapi kalimi i drejtimit të Komisionitnga ajo, drejt koordinatorit të ri të sapozgjedhur, padre Mikele. Qysh prej zgjedhjes në asamblenë eshkuar, të gjithë njoftimet apo eventet ndërkombëtare ku KKEKSH ftohet, padre Mikele vihet nëdijeni apo merr pjesë, për të kuptuar më mirë dinamikat e punës së Komisionit dhe për ta pasur më tëqartë qasjen që do të ketë ndaj sfidave që kjo detyrë i ngarkon.
Motër Teuta ia la fjalën financieres së Komisionit, znj. Anila Rigo për të paraqitur një pasqyrë tëdetajuar financiare të aktivitetit të KKEKSH ku ndaheshin qartë të gjithë zërat e të ardhurave qëKKEKSH ka si dhe shpenzimet e kryera për zhvillimin e aktiviteteve dhe mbarëvajtjen e zyrës sësekretariatit.
Një pushim i shkurtër kafeje pasoi, për të vijuar me prezantimin e thukët që padre Mikele i bëriplatformës së tij në krye të Komisionit si Koordinator Kombëtar. Në fillim, foli për shoshitjen ebrendshme të idesë për ta marrë këtë detyrë, dilemat që e kanë shoqëruar dhe pranimin përfundimtar;më pas vlerësoi punën e deritanishme dhe në përfundim, tregoi dy pikat kyçe ku do të fokusojëKKEKSH-in:
1. Te puna për vendosjen e një theksi më të ndjeshëm mbi vlerat e edukimit katolik si përmbushje evlerave ungjillore, jo vetëm në shkollat tona por edhe më gjerë;
2. Formimi i drejtuesve dhe stafeve në mënyrë të atillë që të arrijë të ndikojë pozitivisht në klimën epërgjithshme të shkollave që ata drejtojnë apo ku ata punojnë.
Në mbyllje të Asamblesë, mons. Massafra falenderoi motër Teutën për punën e deritanishme dhe uroipadre Mikelen në detyrën e re.A