U mbajt këtë vit për herë të parë në Tiranë nga data 23-29 korrik 2022 takimi i SIESC (Federata e mësuesve kristianë të Europës). Në këtë takim morën pjesë anëtarë nga 7 vende të ndryshme: Slloveni, Gjermani, Austri, Itali, Rumani, Luksemburg dhe Shqipëri. Tema e takimit ishte “Pa kujtesë nuk mund të ecet përpara”, marrë nga enciklika e Papa Françeskut, Fratelli tutti. Falë punës së KKEKSH , Shqipëria u pranua për herë të parë në vitin 2017 dhe u përfaqësua në Vichy- Francë nga motër Judita Marku dhe Irida Kuçi.
Momente nga aktivitetet e zhvilluara:kumtesa, bashkëndarje përvojash, diskutime në grupe, njohje me kulturën dhe traditat e vendit tonë.
Falenderim dhe mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve , lektorëve: moter Teuta Buka, prof. Zef Paci, prof.Pjerin Mirdita!