Kreu  /  Njoftime

Njoftim

Vizitë Studimore: “Të udhëheqësh sisteme për njeriun”.

Ishte kjo tematika e Konferencës së zhvilluar më 3-5 Prill në Arezzo të Italisë ku mori pjesë edhe një delegacion i Komisionit të Edukimit Katolik në Shqipëri me pjesëmarrjen e Koordinatorit Kombëtar At Michele Leovino dhe drejtorëve didaktikë të institucioneve shkollore të rrjetit katolik.

Ky aktivitet formues i organizuar nga partneri ynë DiSAL bëri bashkë drejtues shkollorë, drejtues teknikë, rektorë e pedagogë me qëllim diskutimin e çështjeve si: Detyrat e udhëheqjes shkollore për të qëndruar në hapat e sfidave të kohëve aktuale; Dialogu midis shkollës dhe kërkimit pedagogjik, Profili kulturor dhe teknik i lidershipit shkollor i nevojshëm për t’u përballur me sfidat e reja edukative dhe kulturore.

#edukimikatolik

#renovabis

  • Vizitë Studimore: “Të udhëheqësh sisteme për njeriun”. 3 Prill, 2025
  • Trajnimi formues për prindër 12 Mars, 2025
  • Inovacioni në shkollat gjithëpërfshirëse 1 Mars, 2025
  • kkeksh
  • Konferenca
  • Publikime
  • Safeguarding Policy
  • Trends

← Të gjitha njoftimet