Skip to content Skip to footer

Malvina Pergega

Juriste

Address: Tirane
Brief info

Lindur më 14.12.1986 në qytetin e Lezhës në një familje të thjeshtë tradicionale katolike. Arsimin e mesëm e kam kryer në Gjimnazin e Përgjithshëm “Hydajet Lezha” në Lezhë , në vitet 2001-2005. Në vitin 2005 ndjek studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, ku dhe diplomohem në Korrik të vitit 2009 në profilin “Jurist” (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Drejtësi). Në 2010-ën marr titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve Tiranë si dhe në vitin 2013 ndjek studimet për Master shkencor në Romë (Itali), pranë Universitetit “Roma Tre”, me temë “Ekonomi Zhvillimi dhe Ambienti”.

Gjatë ushtrimit të profesionit tim në fushën e drejtësisë, kam punuar si eksperte juridike pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve (QKB) përgjatë viteve 2010-2012, duke vazhduar më pas në vitet (2012-2013) eksperiencën time si juriste në sektorin privat konkretisht në dhënien e konsulencës ligjore dhe në mbarëvajtjen e proçedurave juridike për 7 kompani private lidhur me fushat respektive të secilës. Rrugëtimi im profesional përkon dhe me eksperiencën 1 vjeçare në ushtrimin e profesionit të avokatisë në fushën e së drejtës tregtare në studion ligjore “Commercial Law Office” Tiranë. Nga marsi i vitit 2017, jam e impenjuar si Eksperte Juriste pranë Sekretariatit të Edukimit Katolik, ku me përkushtim e profesionalitet asistoj në fushën juridike ligjore rrjetin e institucioneve edukative të Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH).

Moto: “ Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë…” . Chris Grosser

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.