Veprimtari

Asambleja e XVII e Komisionit Kombetar te Edukimit Katolik.

“Edukimi eshte me shume se transmetim njohurish: eshte sherbim ndaj personit. Si drejtues shkollash katolike, jemi te thirrur te krijojme mjedise ku te rinjte ndihen te pranuar, te degjuar dhe te nxitur te rriten jo vetem ne dije, por edhe ne njerezi dhe fe”.

Me kete mesazh, me 24 Janar, ne ambjentet e Universitetit Zoja e Keshillitt e Mire,Asamblea 17-te e komisionit Kombetar te Edukimit Katolik hapi punimet e saj me pranine dhe kontributin e Presidentit te Komisionit Imzot Giovanni Peragine, Koordinatorit Kombetar Padre Michele Leovino dhe me pjesemarrjen e drejtuesve te institucioneve te Edukimit Katolik ne mbare Shqiperine.

Asambleja filloi me nje bashkendarje nga drejtuesit mbi sfidat e reja si dhe arritjet, sukseset e shkollave katolike ne ofrimin e sherbimit edukativ.

Fokusi i kesaj asambleje ishte kryesisht prezantimi/lancimi i projekteve dhe bashkepunimeve te reja te KKEKSH ne mbeshtetje te misionit te institucioneve te Edukimit Katolik.

Ne kete kuader znj. Suela Kalia, prezantoi projektin e ri te financuar nga Agjencia Gjermane Renovabis per Fuqizimin e sistemit te Edukimit Katolik ne Shqiperi permes zhvillimit te lidershipit (transformational leadership), shkembimit te pervojave profesionale me institucionet e edukimit ne Itali (Job shadowing) dhe forcimin e kapaciteteve te menaxhimit financiar.

Programi i ri formues si dhe shkembimi i pervojave midis drejtuesve do te realizohet permes bashkepunimit te suksesshem te KKEKSH me shoqaten e mirenjohur te edukimit ne Itali (DiSAL – Dirigenti Scuole Autonome e Libere). Perfaqesuesit e kesaj shoqate (z. Ezio Delfino dhe znj. Nora Terzoli) prezantuan rendesine e promovimit te lidershipit transformues ne mjediset shkollore si nje model motivimi, rritje profesionale dhe ristrukturimi organizativ.

Asambleja vijoi me paraqitjen nga eksperti z. Shkelzen Marku te studim-vleresimit qe do te aplikohet per institucionet e edukimit katolik ne kuader te fuqizimit te kapaciteteve te menaxhimit financiar. Ky studim synon te evidentoje situaten, sfidat si dhe perspektivat per qendrueshmerine dhe zhvillimin e entiteteve katolike.

Nje nisme inovative per rrjetin e shkollave katolike perben projekti i ri qe do te zbatohet nga KKEKSH me financim te Agjencise Porticus mbi implementimin e inteligjences artificiale ne metodat e mesimdhenies.

Koordinatorja e ketij projekti prane KKEKSH znj. Malvina Pergega si edhe ekspertet znj. Mariana Skenduli dhe z. Ergys Malo paraqiten objektivin e ketij projekti qe synon fuqizimin e rrjetit te shkollave katolike shqiptare per te mbrojtur dhe edukuar mesuesit dhe nxenesit ne epoken digjitale. Ky objektiv do te arrihet permes prezantimit te shkollave me mjetet e IA-se per mesim gjitheperfshires, trajnimit te mesuesve dhe udhezimeve per perdorim etik te IA-se dhe sistemeve digjitale mbrojtese.

Ne perfundim te Asamblese u paraqit nga z. Musa Coha, perfaqesues i Starbalkans mundesia e nje bashkepunimi dhe zhvillimi te aftesive te nxenesve permes pjesemarrjes se tyre ne kompeticione kombetare dhe evropiane.

Kjo asamble shenoi nje takim te pasur dhe frytdhenes mbi punen e KKEKSH dhe rrjetit te shkollave katolike per nje edukim sa me cilesor dhe te mbeshtetur ne vlera.

Takimi u mbyll me shperndarjen e certifikatave te konformitetit per shkollat ne kuader te mirezbatimit te politikes se mbrojtjes se femijeve.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.