Lidershipi Bashkëpunues për Shkollën e së Ardhmes – Programi Formues KKEKSH – DiSAL, 21 Mars 2026, Shkolla Vincenc Prendushi, Durres
Hulumtimet ndërkombëtare ofrojnë prova në lidhje me rolin e drejtuesve të shkollave si udhëheqës të mësimnxënies. Ata mund të jenë figura më e rëndësishme në sistemet arsimore për të promovuar përmirësimin e shkollës dhe efektivitetin e saj. Në këtë kontekst, Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik në bashkëpunim me DiSAL (Shoqata e drejtuesve didaktikë në Itali) zhvilloi seksionin e parë të programit formues për drejtuesit e institucioneve arsimore katolike me temë “Vizioni dhe modelet e lidershipit”. Moduli i parë kishte në fokus studimin e modeleve që bëjnë të mundur kalimin nga kontrolli drejt një lidershipi transformativ.




Temat e trajtuara përfshinë:
Përkufizimin dhe domethënien e lidershipit shkollor
Stilet e drejtimit
Studimet ndërkombëtare në fushën e mësimnxënies dhe lidershipit
Modele dhe praktika lidershipi për shekullin XXI: trasformational leadership [lidership transformues]; instructural leadership [lidership instruktues]; distribuited leadership [lidership i shpërndarë
Duke integruar trajnimin për lidershipin bashkëpunues me përvojën e “job shadowing” (shkëmbimit profesional), projekti i trajnimit 2026 i KKEKSH synon të trajnojë një brez të ri udhëheqësish arsimorë të pajisur me mjetet e duhura për të nxitur përmirësime në shkollat e tyre.