Skip to content Skip to footer

KOMISIONI

Komisioni ka lindur si iniciativë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe zhvillon veprimtarinë e vet që prej vitit 1996. Ky Komision së pari shpreh në mënyrë konkrete vëmendjen e Kishës Katolike për edukimin e tërësishëm: intelektual, shpirtëror dhe njerëzor të të rinjve dhe së dyti u vjen në ndihmë mbarëvajtjes së punës edukative mësimore të shkollave dhe qëndrave edukative të themeluara nga ente të Kishës Katolike.

Institucionet arsimore dhe edukative të cilat përqafon rrjeti i Komisionit janë të shtrira në gjithë territorin e Shqipërisë. Ato janë institucione të licencuara nga Ministria përkatëse, ofrojnë shërbim edukimi sipas standardeve të Vendit tonë, janë të themeluara nga Ente Juridike të Kishës katolike (Kongregata Rregulltare ose Famulli) dhe janë të anëtarësuar në rrjetin tonë, duke bashkëndarë së pari frymëzimin nga vlerat e Ungjillit të Jezu Krishtit.

 

organigrama

MISIONI

  • Të promovojë përmbushjen me efektivitet të lirisë së arsimit, si një kusht themelor për funksionimin e një shoqërie demokratike;
  • Të bashkëpunojë me organizma të tjera arsimore në nivel ndërkombëtar të frymëzuara nga vlerat ungjillore;
  • Të promovojë dhe të mbrojë interesat e misionit të edukimit katolik në marrëdhënie me organet apo institucionet shtetërore të nivelit qendror dhe lokal;
  • Të ndihmojë institucionet arsimore apo qendrat e formimit dhe edukimit në përmbushjen e misionit të tyre duke ofruar ndihmë konkrete në të gjitha sfidat
  • Të nxisë bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe institucioneve edukative të themeluara nga ente të Kishës Katolike për të forcuar një rrjet edukativ me impakt më të gjerë dhe domethënës në shoqërinë shqiptare.

vlerat Në Themel Të Misionit Edukues Të Institucioneve Katolike

#1

Respekti i dinjitetit të personit, të unicitetit të tij

#2

Vëmendje ndaj nevojave të personit

#3

Hapja ndaj transcendentes si horizont ontologjik i njeriut, që e lartëson atë dhe e përplotëson

#4

Dialogu si mënyrë komunikimi: mes brezash, mes kulturash, mes besimesh të ndryshme e bindjesh të ndryshme

#5

Mikpritje e çdo ndryshueshmërie: fizike, kulturore, fetare, sociale apo gjinore

#6

Besimi në aftësitë e fëmijës dhe të zhvillimit të tyre në një klimë bashkëpunim dhe solidariteti

#7

Besimi në edukueshmërinë e çdo fëmije

#8

Bindja që edukimi përfshin të gjitha aspektet jetësore: konjitive, afektive, sociale etike shpirtërore dhe profesionale

partneret

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.