Veprimtari

Takim multikulturor MED 25

Në kuadër të nismës së madhe të paqes në zonën e Mesdheut, të cilën Papa Françesku e propozoi disa vite më parë, gjatë ditëve 23–26 tetor u mbajt në Marsejë një takim multikulturor i titulluar MED 25 (në vazhdim të MED 23), i organizuar nga Dioqeza e Marsejës me dëshirën e kryeipeshkvit të saj, mons. Aveline. Në takim morën pjesë disa përfaqësues të vendeve që kufizohen me Mesdheun, pasi iniciativa ndërkombëtare që propozoi Papa ka të bëjë pikërisht me ato kombe që preken nga Deti Mesdhe, për të përcjellë një mesazh të fuqishëm paqeje, solidariteti dhe bashkëpunimi në veçanti në favor të migrantëve dhe popullsive të shteteve që janë në luftë. Në këtë mënyrë Mesdheu të mendohet sërish si ai vend ku lulëzuan kaq shumë qytetërime dhe shkëmbime midis popujve, një vatër kaq e çmuar e njerëzimit bashkëpunues e vëllazëror, i cili është përballur para së gjithash me diversitetin e vet.

Data e zgjedhur përkoi me arritjen në portin e Marsejës të velierës Bel Espoire (Shpresa e Bukur), e cila priti me dhjetëra të rinj në bord dhe ka vizituar shumë porte të Mesdheut për të krijuar mundësi të reja njohjeje dhe marrëdhëniesh, duke përfaqësuar kështu një shoqëri që gjithnjë e më shumë zgjedh paqen si mjet për zgjidhjen e konflikteve dhe vështirësive të mëdha të bashkëpunimit ndërmjet kombeve.

Ditët e konferencës së mbajtur në Marsejë u shënuan nga ngjarje të ndryshme, të cilat kishin si pikë të përbashkët kontekstin ndërkulturor dhe ndërgjuhësor: nga shkëmbimi dhe dialogu mes pjesëmarrësve deri te festivali i valleve dhe artit muzikor (në të cilin mori pjesë edhe Koordinatori Kombetar I Edukimit Katolik Shqiptar ), nga vizitat e drejtuara në muze dhe kisha deri te kremtimi në Katedrale — çdo gjë propozonte fjalë, shprehje, muzikë, mënyra festimi… të gjitha të shënuara nga diversiteti i parametrave specifikë ndërkulturorë, për të treguar se vetëm rruga e paqes është ajo që i bashkon popujt dhe u mundëson secilit të shprehë atë që përbën trashëgiminë e vet, si dhurata të marra nga Zoti dhe të zhvilluara në gjirin e çdo populli.

Le ta ndërtojmë paqen si njerëz vullnetmirë, sipas Ungjillit të Paqes.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.