TAKIM SENSIBILIZUES .
Ditën e sotme në ambientet e kopshtit”Lulet e Jetës” në Tiranë u zhvillua takimi sensibilizues me stafin pedagogjik si dhe personelin ndihmës, nën kujdesin e Referentes për mbrojtjen e fëmijëve zj.Kristina Mujollari me temë: “Formimi i stafit të kopshtit mbi politikën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizmi i referimit”
Falenderojmë Përfaqësuesen për mbrojtjen e fëmijëve për rrjetin e kopshteve katolike në Shqipëri zj. Malvina Përgega e cila na ndihmoi në përgatitjen e materialit të prezantuar për të kuptuar rëndësinë e menaxhimit të çdo rasti nga referentët e kopshteve.