Veprimtari

Vizitë Studimore/Advokimi e Delegacionit Shqiptar të Edukimit Katolik 26-29 Tetor 2025, Bruksel, Belgjikë.

Në misionin e KKEKSH është edhe promovimi e përmbushja me efektivitet e lirisë së arsimit si një kusht themelor për funksionimin e një shoqërie demokratike, në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në deklarata, konventa dhe protokollet shtesë të ratifikuara nga shteti shqiptar.

Për të fituar një kuptim të plotë mbi funksionimin e sistemit arsimor parauniversitar në BE, për të informuar Komisionin Evropian mbi zhvillimet aktuale në këtë sektor dhe për të fituar mbështetje të gjerë për reformat thelbësore në arsim në Shqipëri (veçanërisht në lidhje me institucionet e arsimit katolik), një delegacion ndërsektorial, i drejtuar nga Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik, zhvilloi takime me palët e interesit përkatëse në Bruksel, në datat 26-29 Tetor.

Delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga znj. Suela Kalia, Menaxhere projekti pranë Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH), Motër Michaela Kubickova, Drejtuese e Qendrës Edukative Salesiane M.Mazzarello në Tirane, z. Geron Kamberi, Ekspert për çështjet e integrimit europian pranë Qendrës për Studimet e Demokracisë dhe Qeverisjes, z. Dorian Gjomarkaj, Këshilltar parlamentar dhe 2 Ekspertë ndërkombëtarë z. Eric Bloemkolk dhe Prof. Ian de Groof nga Shoqata Evropiane për të Drejtën dhe Politikën Arsimore.

Gjatë vizitës studimore, delegacioni shqiptar zhvilloi takime dhe shpalosi nevojat e institucioneve të Edukimit Katolik me institucione si:

– Komisioni Evropian, Drejtoria për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore dhe Drejtoria për Arsim

– Ministria e Edukimit të Flandrës

– Shoqata e Shkollave Katolike të Flandrës

– Shoqata Evropiane për të Drejtën dhe Politikën Arsimore

– Misioni i Republikës së Shqipërisë në BE

– Forumi Evropian i Edukimit dhe Formimit Profesional

– Qendra për Studime Evropiane Wilfried Martens Center

Në vijim të vizitës, rekomandimet e nxjerra nga konsultimet dhe njohja me praktikat evropiane të identifikuara do të paraqiten dhe diskutohen pranë institucioneve përfaqësuese në Shqipëri, me qëllim përmirësimim e kuadrit ligjor dhe zgjerimin e mbështetjes për institucionet edukative jo-fitimprurëse.

#edukimikatolik

#renovabis

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.