KKEKSH në bashkëpunim me stafin e Gjimnazi Jopublik “Rogacionistet” Lezhë , zhvilloi takimin sensibilizues me qëllim prezantimin e Politikës së mbrojtjes së fëmijëve dhe rregullave të reja të integruara së fundmi në kuadër të përmirësimit të sistemit të brendshëm të mbrojtjes veçanërisht të trajtimit të rasteve në institucionet edukative të rrjetit.
Në këtë takim ishin të pranishëm stafi i kopshtit dhe Shkolla Effata Faqja Zyrtare,stafi i kopshtit Nena E Mrekullueshme Sanxhak, Laç , stafi i kopshtit “Atë Mikeli” Gurëz,Lezhë, stafi i Qendrës Laura Vikunja Tale, Lezhë si dhe stafi i Qendës ditore “Shën Martini” Boriç, Shkodër.