Skip to content Skip to footer

Imzot Angelo Massafra

President

Address: Shkoder
Brief info

MONS. ANGELO MASSAFRA O.F.M.

Lindur në S. Marzano të S. Giuseppe (TA) – Itali më 23 mars 1949, mori veshjen franceskane të Urdhërit të Fretërve të Vegjël të Provincës Jonike-Salentine të (Assunzione) së Shenjtes Virgjër Mari. Më 17 shtator 1965 u përgatit si rishtar pranë Santuario “Madonna della Grazia” në Galatone (LE), e në 2 tetor 1966 mori kushtet e përjetëshme.

Kreu studimet filozofike dhe teologjike në Lecce, në Kuvendin e “Sant’Antonio” e më 13 tetor të 1973 kreu kushtet përfundimtare sipas Rregullit të Shën Franceskut, e në 21 shtator të vitit pasardhës u urdhërua meshtar.

Në vitet e para të meshtarisë u impenjua në një sërë veprimtarish që iu besuan nga eprorët e tij e sikurse dhe asistences ndaj vllazërive të Urdhërit Shekullor Françeskan dhe atë pranë burgut të Mandurias. Menaxhoi dhe shpërndarjen e periodike të “Salento Francescano” dhe kuroi animin vokacional të Provincës së tij. Ai kishte dhe rolin Mësuesit dhe të Postulantëve dhe në Post Noviciat, para se të trasferohej në Shqipëri. Gjithashtu, besnik ndaj shpirtit misionar që e ka karakterizuar gjithnjë mori pjesë në shumë misione popullore  të organizuara në qytete të ndryshme  të Italisë.

Hapja e kufinjëve shqiptare e bëri që t’u kërkonte eprorëve që të mund të vinte në Shqipëri si misonar ku u shpërngul përfundimisht në gusht të vitit 1993, jo para se të kryente dhe dy vite paraprake në mision dhe parapërgatitje misionare.

Detyra e tij, përvec aktivitetit baritor e si famullitar në krah të komuniteteve të krishtera të Troshanit e Fishtës, ishte  Mësues i Noviciatit në provincën e Rilindur të Zojës Nunciatë të Fretërve Minorë në Shqipëri, në kuvendin e Lezhës, deri në emërimin si Ipeshkëv i Rrëshenit dhe Administrator Apostolik i Lezhës në 7 dhjetor 1996 i shuguruar nga Gjon Pali i II-të më 6 janar 1997.

Në qershor të të njëjtit vit Shkëlqësia e tij Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i jep nënshtetësinë shpiptare.

Në 28 tetor 1997, pas vdekjes së Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Frano Illia, emërohet Administrator Apostolik edhe i Arqidioqezës së Shkodrës dhe Dioqezës së Sapës.

Më 20 shtator 2000 u emërua nga Ati i Shenjtë, për dy pesëvjeçarë (2002-2007 / 2007-2012), anëtar i Këshillit Papnor “Cor Unum”. Gjithnjë nga Gjon Pali i II-të u emërua Konsultor i Kongregatës për Ungjillizimin e Popujve më 16 qershor 2003.

Në 2005, e më saktë më 25 janar, me unifikimin e Dioqezës së Pultit me Shkodrën, Imzot Massafra mori titullin Arqipeshkëv Metropolitan Shkodër-Pult.

Nga viti 2000 e 2006 e nga 4 maji 2012 deri më sot mbulon pozicionin e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, brënda së cilës kuron në mënyrë të veçantë sektorët e shkollave katolike, të sportit dhe të kohës së lirë dhe të dialogut ndërfetar.

Nga 2014 deri në 2016 ka qënë dhe Zëvendës President i Konferencës Episkopale Evropiane, e në fund, në 2017 mori rolin e Presidentit të Karitasit Shqiptar.

Ka publikuar “Pajtohuni me Hyjin”(2002), mbi 5 vitet e para të shërbimit episkopal në një klimë delikate për historinë e Shqipërisë si dhe librin “Dhuratë dhe Angazhim” (2016), ku tregohet Kisha e Shkodrës-Pult në kalimin e dy mijëvjeçarëve pas fortunës komuniste.

Tre janë letrat pastorale të publikuara: “Ati na pret t’i dalim përpara” (1999), “Ju dua të githëve në Jezu Krishtin” (2002), Atë që soditëm… ne e kumtojmë” (2006).

Ka kuruar personalisht periodikun dioqezan “Fjala e Paqes” si dhe drejtimin e periodikut Kumbona e Djellës,Publikimin në gjuhë shqipe dhe italiane, Biografitë  e shkruara të Padre Leonardo Di Pinto O.F.M., të Mons.Vinçenc Prendushi dhe 37 Shokët Martirë të ‘900 shqiptarëve.

Ka kuruar gjithashtu stampën në gjuhë shqipe të një sërë Dokumentesh kishtare, Kompendio i Doktrinës Sociale të Kishës, Dokumentat e Koncilit Ekumenik të Vatikanit të  II dhe ato të Papëve të fundit për të lehtësuar shpërndarjen dhe njohjen gjithashtu nga ana e katolikëve.

Si dhe mesazhin vjetor të papëve për Ditën Botërore të Paqes është përkthyer dhe shpërndarë në veçanti klasës politike të vendit si dhe krerëve të besimeve të tjera.

Impenjimi kulturor nuk ndalet tek publikimet, ai ka qënë dhe promotor i Radio Marias në Shqipëri. Ka qënë konsulent i një sërë dokumentarësh të dedikuar figurave të Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani e të tjerë. Ka bërë të mundur dhe kompletimin e Muzeut Dioqezan të Shkodër-Pult, i inaguruar më 2 korrik 2016. Një projekt i dashur fort e i kuruar me mbledhje të referteve të traditës katolike shqiptare si antike por dhe të kohëve më të tashme, të periudhës komuniste, të fshehura nga shkatërrimi dhe nëpërkëmbja nga ana e diktatorit e të rikthyera Kishës Katolike.

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.