Programi formues i stafeve didaktike: “Promovimi i shkollave gjithëpërfshirëse” – 18-19 Qershor 2025
Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik në bashkëpunim me DiSAL realizoi modulin e tretë të Programit formues të stafeve didaktike të rrjetit të Edukimit Katolik. Trajnimi u zhvillua nën kujdesin e koordinatorit kombëtar At Michele Leovino dhe koordinatores së projektit Suela Kalia me kontributin e ekspertëve lokalë dhe të huaj të fushës së edukimit si Ezio Delfino, Motër Teuta Buka, Nora Terzoli, Dario Eugenio Nicoli, Marcello Sottopietra, Paolo Usellini.
Tematikat e trajtuara përfshinë projektin edukativ, paktin global të edukimit, bashkëndarje përvojash të rritjes profesionale, dija aktive dhe dija pasive, inteligjenca natyrale, profesioni i mësuesit sot: funksioni edukativ, kulturor, shoqëror si dhe roli i emocioneve në shkollë: empatia dhe didaktike afektive. Ky program formues ofrohet nga KKEKSH në kuadër të projektit të financuar nga Renovabis për forcimin e kompetencave dhe qëndrueshmërisë së institucioneve arsimore katolike në Shqipëri.
#disal
#renovabis
#edukimi katolik






