Trajnimi formues për prindër – Një hap më shumë drejt rritjes së shëndetshme të fëmijëve tanë!
Dje, më 12 mars 2025, prindërit e klasave IV-V morën pjesë në një trajnim mjaft frytdhënës me temën “Si ta ndihmoj fëmijën tim që po rritet?”. Nën udhëheqjen e trajneres së përkushtuar, znj. Kimete Klenja, ky aktivitet solli diskutime të vlefshme dhe këshilla praktike për mbështetjen e fëmijëve në këtë fazë të rëndësishme të jetës së tyre.
Faleminderit të gjithë prindërve pjesëmarrës për angazhimin dhe interesin e treguar!
Një mirënjohje e veçantë shkon për KKEKSH për bashkëpunimin e çmuar në organizimin e këtij trajnimi.
Bashkëpunimi sjell ndryshimin!

Shperndaje këtë postim!