Cfarë është Shkolla katolike:
Shkolla katolike është një “qendër jete” në të cilën procesi i formimit ka si dimensionin vertikal (hapjen ndaj transcendentes), edhe atë horizontal (vëmendjen ndaj nevojave jetësore).
Zbulimi i së vërtetës krijon një atmosferë karakteristike në një shkollë katolike. Në procesin e mësimdhënies në një shkollë katolike, dija është e vendosur në konceptin e besimit dhe bëhet urtësi dhe vizion për jetën (ECAS 14). Në të gjitha lëndët shkollore arsyeja dhe besimi janë të ndërthurura, por gjithashtu vlerat duhet të fitohen dhe të vërtetat të zbulohen. (EC 39)
Vizioni:
Synon të promovojë njeriun si person, me të gjitha vlerat humane, duke ndjekur qëllimin e ekzistencës së vet, dhe të mirën e shoqërisë. Synon të formojë aftësinë e gjykimit për të nxitur sensin e vlerësimit, dhe për të asimiluar kulturën në një mënyrë kritike dhe sistematike duke vendosur thememlet mbi vlerat e Ungjillit. Ajo i referohet konceptimit të krishterë të jetës me në qendër Jezu Krishtin. (EC 33)
Edukimi katolik e sheh Shkollën si një ambient për personat dhe e personave. Sepse çdo person, në nevojat e veta materiale dhe shpirtërore, është në qendër të mësimit të Jezu Krishtit.
Misioni:
Një Institucion edukativ katolik, shkollë katolike, siguron një edukim të personalizuar, por gjithashtu bën lidhjen mes botës bashkëkohore dhe vlerave absolute, duke theksuar faktin që të gjitha vlerat e gjejnë perfeksionin e plotë në Jezu Krishtin. Ajo ofron një edukim të personalizuar nxënësve, që ata të mund të jenë autonomë, të përgjegjshëm dhe të aftë për të zgjedhur në liri, në përputhje me ndërgjegjen e tyre.