Skip to content Skip to footer

Pjetër Meshkalla

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” mbërrin në kohët e sotme si një shkollë me një traditë shumë të fortë, e cila filloi në vitin 1877 me Kolegjin Saverian, i hapur fillimisht si shkollë tregtare pas kërkesës së disa familjeve shkodrane për një përgatitje njerëzore dhe profesionale të fëmijëve të tyre.

Në vitet 1920 ajo u shndërrua gradualisht në një shkollë të mesme klasike në përputhje me nevojat e një edukimi më të thellë kulturor, me një diplomë të njohur në Venecia. Të gjitha për t’u ndalur më pas në vitin 1946, kur regjimi komunist urdhëroi mbylljen e shkollës dhe u vranë edhe drejtorët (F. Fausti, P. Dajani).

Jezuitët, të cilët u kthyen në Shqipëri në vitin 1992, rihapën një shkollë të vogël në Shkodër fillimisht si një seminar, i hapur vetëm për djem. Në vitin shkollor 1998-99 shkolla e mesme “Ate Pjetër Meshkalla” u hap për vajza dhe djem, të krishterë dhe myslimanë, duke iu përgjigjur kështu nevojave të shumë familjeve në Shkodër për një edukim cilësor të brezave të rinj.

Në vijim të nevojës për një shkollë me ambiente më të gjera, projekti i shkollës së re (2008) ndryshon fizionominë e saj organizuese: nga një grup i vogël nxënësish me një stil shumë familjar, shkolla rritet në numër dhe kështu bëhet një realitet i madh dhe modern.

Përshkrim

Kush jemi sot:

Gjimnazi privat “Atë Pjetër Meshkalla” është një shkollë e drejtuar nga etërit jezuite dhe ofron një edukim cilësor, gjithëpërfshirese dhe të kujdesshëm ndaj problematikave të ndryshme ekzistuese në shoqërinë shqiptare dhe në ‘botën’ e adoleshentëve”.

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” është dhe pjesë e Fondacionit “Gesuiti Educazione”, që përbëhet nga shkollat ​​e Provincës Euro-Mesdhetare të Shoqërisë së Jezusit ​​në Milano, Torino, Romë, Napoli, Palermo, Messina, dhe Maltë, për një total prej gati 7 mijë nxënësish, nga kopshti deri në shkollën e mesme, dhe me qindra mësues dhe figura të tjera profesionale që së bashku angazhohemi për të përballuar sfidat arsimore të kohës së tanishme duke ndarë një ideal të lartë të edukimit.

Sot shkolla synon të ofrojë një nivel të mirë kulturor dhe një formim integral të përsonit sipas përshpirtësisë injaciane që është veçanërisht i vëmendshëm ndaj vlerave të takimit dhe solidaritetit, studimit dhe dijes, për të lejuar të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme plot ëndrra.

Shkolla i kushton vëmendje të veçantë stafit mësimor dhe formimit të tyre të vazhdueshëm duke parë sfidat e edukimit.

Ambientet e këndshme, teknologjia, klasat dhe laboratoret e bollshme janë gjithmonë në mbështetje dhe në ndihme të nxënësve per një formim të plote didaktik dhe njerëzor për të formuar për të ardhmen “lider në shërbim”.

“Projekti Edukativ” përfshin lëndë të ndryshme që veprojnë në komunitetin e shkollës: djem dhe vajza, nga qytetet dhe fshatrat rurale apo malore, të krishterë, myslimanë dhe të besimeve të tjeraëve, trajnohen së bashku duke ndarë përzemërsisht aftësitë dhe përvojat e tyre për t’u bërë kompetentë, të pjekur, besimtarë dhe respektues. E gjithë kjo për t’u bërë të aftë për angazhim për të mirën e gjithë shoqërisë shqiptare, në një periudhë tranzicioni plot sfida.

VIZIONI

Shkolla “Atë Pjetër Meshkalla”, duke qenë pjesë e Fondacionit “Gesuiti Educazione”, ndan të njëjtin vizion me të gjitha shkollat pjesëmarrëse:

Shkollat ​​e rrjetit Fondacionit “Gesuiti Educazione” janë të përkushtuara për të formuar qytetarë globalë të aftë, të vetëdijshëm, të dhembshur dhe të përkushtuar për të përballuar sfidat e kohës së tyre me kreativitet dhe guxim, në rrugën e Jezusit, duke mirëpritur dialogun me çdo perspektivë tjetër fetare dhe kujdesin për të tjerët, veçanërisht për ata që kanë nevojë, si dhe për botën, shtëpinë tonë të përbashkët, sipas rregullit të drejtësisë, dashurisë dhe paqes.

MISIONI

E mishëruar në kulturën dhe historinë shqiptare, shkolla “Atë Pjetër Meshkalla” ofrohet në misionin e saj si një shkollë cilësore jezuite për Shqipërinë, një vend shprese për të rinjtë, mësuesit, familjet dhe shoqërinë”.

Për të gjithë synon të ofrojë:

– një edukim të mirë dhe formim tërësor personal, në një mjedis pozitiv dhe të gëzueshëm rritjeje

– Pedagogjinë Injaciane si një mjet i privilegjuar: për të kuptuarit e jetës së brendshme dhe emocionale; për marrjen e një kapaciteti kritik në funksion të zgjedhjeve autonome, të guximshme dhe ungjillore; për edukimin në përkushtim, përgjegjësi, drejtësi dhe shërbim.

– një mësimdhënien aktive dhe tërheqëse që vendos në qendër nxënësin dhe që shoqërohet nga mësues dhe formatorë të përgatitur profesionalish dhe frymëzues.

Synon gjithashtu të inkurajojë:

– akses në një arsimim cilësor për të gjithë, me mundësi të barabarta, pa diskriminim dhe me vëmendje të veçantë për shtresat më të marxhinalizara

– një hapje ndërkombëtare dhe ndaj rrjetit të shkollave jezuite në botë, gjithmonë duke ruajtur traditën dhe pasurinë vendase

– ndërtimin e një shoqërie të aftë për të jetuar në paqe dhe pajtim ndërmjet njerëzve, feve dhe kultura të ndryshme, në respekt për krijimin”.

Informacion shtesë

Lloji istitucionit

Gjimnaz

Hapur prej

1998-99

Dioqeza

Shkodër-Pult

Drejtuesi/e

Mt Valentina Ndreca

Numeri total I nxenesve

406

Numri i mësuesve

29

Adresa

Rruga e Jezuiteve, ND 13; 4001 SHKODER-ALBANIA

Kontakt

mail: shkolla@meshkalla.edu.al – Tel.: +35522240031

më shumë

About Community

People should be allowed to celebrate who they are and battle against the obvious oppression there is. People need to learn about different cultures and backgrounds! Support the right of all people to be happy!

Contacts
About Community

People should be allowed to celebrate who they are and battle against the obvious oppression there is. People need to learn about different cultures and backgrounds! Support the right of all people to be happy!

Contacts
ThemeREX © 2024. All Rights Reserved.