Konferenca

Takimi i 104-të i Asamblesë së Përgjithshme të CEEC (Komisioni Europian i Edukimit Katolik)

Më 21-22 Mars, u mbajt në Tiranë Takimi i 104-të i Asamblesë së Përgjithshme të CEEC (Komisioni Europian i Edukimit Katolik), ku pjesëmarrësit u pritën ngrohtësisht nga Komisioni i Edukimit Katolik të Shqipërisë.(KKEKSH).

Dita e parë shënoi hapjen e takimit nga Imzot Gjergj Meta (President i Konferences Ipeshkvnore të Shqipërisë ) dhe Imzot Giovanni Peragine (Arqipeshkëv i Metropolit Shkodër -Pult , President i KKEKSH . Në vijim u prezantua konteksti i Edukimit Katolik Shqiptar nga Padre Michele Leovino, Koordinator Kombëtar i Komisionit të Edukimit Katolik Shqiptar , bashkë me Suela Kalia, përgjegjëse projekti, të cilët paraqitën veprimtarinë e Komisionit gjatë këtyre viteve si edhe historinë e Edukimit Katolik në Shqipëri, rëndësinë e tij, kontributin e dhënë që në fill të herës e deri në ditët e sotme.

U parashtruan gjithashtu edhe planet për ecurinë e Komisionit në të ardhmen si dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet sot Edukimi Katolik në vendin tonë.

Asambleja vijoi me prezantimet e përfaqësuesve të OIDEL dhe OIEC (institucione europiane të Edukimit Katolik), si dhe me folës e të ftuar nga CEEC. Jacques LELOUP (Drejtor Dioqezan i Marsejës), dhe Jade GARCIA, së bashku me Marie-Caroline HAMON (menaxhere projekti) prezantuan projektin tejet të rëndësishëm “Label International Opening” i cili synon që aktivitetet, trajnimet, konferencat apo eventet që kontribuojnë në mirëfunksionimin, njohjen, promovimin dhe evoluimin e Edukimit Katolik të bëhen pjesë e një “marke” dhe të shpërndahen në të gjithë Rrjetin e Edukimit Katolik, kudo në Evropë.

Në përfundim të këtij Takimi u njoftua se Asambleja e ardhshme do të mbahet në Londër në Tetor 2025.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.