COVID-19 ka prekur të përditshmen tonë në të gjitha aspektet, përfshi fëmijët dhe mundësinë e tyre për t’u shkolluar në kus
hte optimale. Shumë shkolla dhe mësues po mundohen të përshtaten me kushtet e reja të mësimdhënies po ashtu edhe fëmijët nga ana e tyre me të nxënit në distancë. Në këtë situatë, përshtatja me metodën online të mësimdhënies nuk është aspak e lehtë për askënd, por me bashkëpunim e solidaritet të ndërsjelltë ky proçes është kthyer tashmë në prioritet për shkollat tona dhe po ecën përpara.
Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar(K.K.E.K.SH) duke ndjekur parimet e Politikës së vet të mbrojtjes së fëmijëve ku përfshihet dhe siguria e fëmijëv
e në internet, ka përgatitur një Udhëzues praktik për të gjitha shkollat e rrjetit të edukimit katolik në Shqipëri, të hartuara nga ekspertja jonë e Informatikës Zj. Irena Sheldija mbi përdorimin e platformave më popullore online që po përdoren në këtë periudhë si nga shkollat dhe universitetet brenda dhe jashtë vëndit.
Në këtë udhëzues të parë janë në fokus disa përkujdesje: vlerësimi i platformës që më shumë i përshtatet nevojës, vlerësimi i garancive të sigurisë për ruajtjen e të dhënave personale vecanërisht kur përdoren videokonferencat, krijimi dhe miratimi i një rregulloreje për punën online të nxënësve dhe mësuesve,monitorimi efektiv i mbarëvajtjes së klasave online duke bërë të mundur mbrojtjen e fëmijëve në rrjetin e pafund të Internetit si dhe shmangien e rreziqeve që mund të paraqiten gjatë komunikimit virtual online.
Jemi të sigurtë që sfida të reja na presin në këtë fushë dhe në ta ardhmen do të përpunojmë edhe instrumente të tjera ndihmëse për sigurinë e fëmijëve.