Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

DITA BOTËRORE E 22-TË E EDUKIMIT KATOLIK

Më 18 maj festohet Dita Botërore e 22-të e Edukimit Katolik.

Çdo vit, 40 ditë pas Pashkëve, katolikët në të gjithë botën falënderojnë për dhuratën e edukimit katolik duke festuar “Ditën Botërore të Edukimit Katolik”, që këtë vit festohet më 18 maj 2023.

Kjo iniciativë, në 22-vjetorin e saj, u themelua në vitin 2002 nga Kongresi i OIEC (Office International de l’Enseignement Catholique) që u mbajt në Brasilia, për të promovuar e nxitur ndërgjegjësimin në lidhje me kontributin që institucionet arsimore mund të ofrojnë për zhvillimin global dhe promovimin e një kulture paqeje dhe vëllazërie.

OIEC-i fton që kjo ditë të jetë një mundësi për të sjellë edukimin katolik në lutje, duke falënderuar për përkushtimin e edukatorëve dhe për të bashkëndarë më mirë detyrën e rëndësishme edukative që kryejnë institucionet katolike në botë.

“Të ndërtojmë së bashku Paktin për Edukimin nga vendi ku jemi, me një hapësirë globale” është tema e Ditës 2023, ku OIEC promovon një webinar me prezencën e Hervé Lecomte, Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, që do të prezantojë tema të ndryshme mbi të cilat po reflektohet në nivelin e edukimit katolik në botë. Në sesion do të jetë pranë edhe Juan Antonio Ojeda Ortiz, Përgjegjësi i Projekteve të OIEC-it, i cili do të bëjë të njohur projektet në vazhdim dhe do të prezantojë disa nga rezultatet e anketimit të dërguar në shkollat katolike. Do të paraqitet gjithashtu një video që do të mbledhë ndërhyrjet e ndryshme të ardhura për “Paktin edukativ global”.

Sekretari i përgjithshëm, Hervé Lecomte, thekson se “është urgjente të promovojmë projekte të përbashkëta, të përgjigjemi ndaj thirrjeve për një Pakt për Edukimin, si pakti global për edukimin i Papa Françesku, ashtu edhe në raportin e fundit të UNESCO-s ‘Ri-imagjinimi i të ardhmes bashkë: një kontratë sociale e re për edukimin’. Ato na tregojnë se duhet të bashkohemi dhe të mbështetemi në të gjithë për të ri-përcaktuar edukimin e sotëm dhe të nesërm, në mënyrë që të përgjigjet nevojave dhe sfidave të brezave të rinj, individëve dhe shoqërisë, për të transformuar vërtet jetët dhe kontekstet, duke krijuar një botë më humane, vëllazërore, solidare dhe të qëndrueshme.

Pa dyshim, këto thirrje na inkurajojnë: të shikojmë, të takohemi, të dialogojmë, të dëgjojmë aktivisht dhe me përulësi, të punojmë së bashku mes shkollave katolike dhe shkollave jo-katolike. Mos e humbim këtë mundësi! Së bashku do të forcojmë edukimin katolik, do t’i japim një impuls të ri, do të ofrojmë një shërbim më të mirë dhe do ti përgjigjemi më mirë dhe më efektivisht sfidave të sotme dhe të nesërme”.

Edhe për ne festimi i Ditës Botërore të Edukimit Katolik të XXII, në bashkë me të gjitha shkollat katolike në botë, është një mundësi për të rikonfirmuar dhe përforcuar identitetin tonë. Të festosh këtë ditë do të thotë ta vendosësh në sfidat e sotme me të cilat mësueset dhe mësuesit përballen  si dhe në krizat e krijuar sidomos nga emergjenca klimatike, konfliktet dhe varfëria, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin harmonik të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Në të njëjtën kohë, na sjellin shpresë:

  • Përkushtimi i shumë Bashkësive Edukative që po përballen, në bashkëpunim me familjet dhe institucionet, me sfidat sociale, kulturore, të qëndrueshmërisë urbane, ekologjike dhe ekonomike, si dhe pasojat e pandemisë, për të zbatuar plane për ekologji të integruar në përputhje me synimet e letër kishës Laudato si’;
  • Puna intensive për të edukuar veten dhe të rinjtë në kujdes, në mos dhunim, në miqësi sociale, duke iu përgjigjur thirrjes për vëllazëri universale, të bërë eksplicite nga Papa Françesku në Letër kishën Fratelli tutti;
  • Bashkimi me iniciativat e Bashkësisë Kishtare në kuadrin e ecjes sinodale, duke forcuar lidhjet me familjet, shoqatat, famullitë dhe lëvizjet.

Dita Botërore e Edukimit Katolik gjithashtu sjell një mundësi për t’iu përgjigjur thirrjes urgjente për paqe, duke ndërtuar “rrjet solidariteti me ata që besojnë në edukim”.

Për të thelluar më tepër argumentin: Global Catholic Education Report 2023

Ftesa në webinar

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.