kkeksh

“Fuqizimi i Rrjetit të Shkollave Katolike Shqiptare për të Mbrojtur dhe Edukuar Mësuesit dhe Nxënësit në Epokën Digjitale.”

Kur flasim për AI në Arsim, shumica e bisedave nisin me kërshërinë rreth mjeteve të Inteligjencës Artificiale. Ne nisëm me pyetjen më të vështirë: 𝐬𝐢 𝐭’𝐢 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐭’𝐢 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐣𝐦ë 𝐦ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬𝐢𝐭 𝐧ë 𝐞𝐩𝐨𝐤ë𝐧 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞.

🗓️ Më 16 shkurt u mblodh komiteti drejtues i projektit që AIAlbania po zbaton në bashkëpunim me KKEKSH dhe NIV Albania:

“𝘍𝘶𝘲𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘙𝘳𝘫𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘵ë 𝘚𝘩𝘬𝘰𝘭𝘭𝘢𝘷𝘦 𝘒𝘢𝘵𝘰𝘭𝘪𝘬𝘦 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘦 𝘱ë𝘳 𝘵ë 𝘔𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘶𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘌𝘥𝘶𝘬𝘶𝘢𝘳 𝘔ë𝘴𝘶𝘦𝘴𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘕𝘹ë𝘯ë𝘴𝘪𝘵 𝘯ë 𝘌𝘱𝘰𝘬ë𝘯 𝘋𝘪𝘨𝘫𝘪𝘵𝘢𝘭𝘦.”

Në këtë takim, drejtimi strategjik dhe koordinimi u mbajt nga ekspertët vendas dhe të huaj: Malvina Pergega (Project Manager, KKEKSH), Padre Michele Leovino (KKEKSH), Avv. Emanuele Montemarano (ekspert ndërkombëtar) dhe Ergys Malo (përfaqësues i partnerit teknik, NIV Albania), së bashku me ekipin e AIAlbania e përfaqësuar nga Dr. Marjana Skënduli.

Në qendër të takimit ishte puna konkrete për një projekt me 6 faza të shtrira në 2 vite: kalendari i detajuar, ndarja e përgjegjësive, instrumentat e vlerësimit, dhe standardet e zbatimit.

🎯 Qëllimi ynë është i qartë: të integrojmë AI në rrjetin e shkollave katolike për të forcuar safeguarding, për të rritur cilësinë e të nxënit dhe për të mbështetur përfshirjen, duke e trajtuar AI si mjet që forcon marrëdhëniet njerëzore dhe qëllimin pedagogjik, jo si zëvendësim.

Kjo nismë ndërtohet edhe mbi përvojën e mëparshme të Safeguarding Policy Project të mbështetur nga Porticus, dhe e çon mbrojtjen e fëmijëve nga mjedisi fizik drejt hapësirës digjitale.

🧩 Pikërisht në këtë takim u vendos baza e zbatimit: u finalizua planifikimi i detajuar, u dakordësuan mënyrat e matjes, dhe u qartësuan rolet që e çojnë projektin përpara me ritëm dhe qëndrueshmëri.

Më shumë se një projekt, ky është një standard që po ndërtojmë, hap pas hapi.

#AIAlbania#Arsim#SiguriaDigjitale#Safeguarding#AInëArsim

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.