(frymëzuar nga letra e Kongregatës për Edukimin katolik, Vatikan 11 shtator 2020)
Të dashur drejtues, mësues, prindër dhe nxënës,
po jetojmë kohë të vështira dhe viti i ardhshëm do të jetë plot me sfida, jo vetëm për ne por për të gjithë globin. Fakti që po kthehemi në shkolla është megjithatë motiv shprese dhe arsye falenderimi. Falenderim Zotit për këtë mundësi të cilën miliona fëmijë, sot e në vitet që po vijnë, nuk po mund ta gëzojnë.
Ju drejtues mos u dekurajoni nga përgjëgjësia e madhe dhe protokollet e domosdoshme për sigurinë e shëndetit, shikoni përtej. Mos humbisni më të bukurën, formimin e fëmijëve edukimin e tyre, gjë së cilës i keni kushtuar jetët tuaja dhe energjitë më të mira. Mundi juaj do të shpaguhet nga gëzimi që po kontribuoni që fëmijët të kenë një të ardhme dinjitoze dhe një shoqëri ku jetojmë si bij të Hyjit e si vëllezër, gjë e pamundur pa kontributin përpjekjet tuaja.
Ju mësues mbani gjallë pasionin tuaj për mësimdhënien, jini këmbëngulës, mos u frikësoni nga sfidat e reja! Merreni këtë kohë edhe si mundësi që të rriteni profesionalisht, duke mësuar përdorimin e platfomave digjitale. Bëni të mundur që nxënësit të vijnë në shkollë sa më shumë, pasi ata kanë nevojë për ju më shumë se thjesht informacionet e njohuritë që marrin në shkollë.
Ju prindër ecni përpara bashkë me fëmijët tuaj! Në dialog me ta do të rigjeni rrugën për të kapërcyer sfidat. Jini të mirëkuptueshëm dhe mos hezitoni të sillni idetë tuaja për të lehtësuar sa më tepër shkollimin e fëmijëve tuaj në këtë kohë. Si qytetarë të përgjegjshëm në përbushjen e detyrimeve, ngrijeni zërin tuaj edhe ndaj insitucioneve për të kërkuar Edukim plot me vlera dhe gjithëpërfshirës për fëmijët tuaj.
Ju nxënës mbajeni të ndezur kureshtjen e dëshirën për të mësuar, jini solidarë me njëri tjetrin në cdo rast. Tregohuni të kujdesshëm për shëndetin e edukatorëve dhe prindërve tuaj. Habiteni botën me entuziazmin tuaj, për të cilin bota e sotme ka shumë nevojë. Habiteni botën me përgjegjësinë tuaj dhe me angazhimin serioz që nganjëherë ne të rriturit nuk e vëmë re aq sa duhet.
Ne si Kishë Katolike, dhe si rrjet i Edukimit Katolik, nuk kemi pushuar asnjëherë së menduari e punuari për të bërë të mundur një rifillim sa më të mirë në këto kushte. Kemi dëshiruar dhe punuar fort që ju të mos privoheni nga kjo mundësi për t’u kthyer në shkollat tuaja.
Kemi bërë cdo përpjekje që shkollat t’i gjeni të pastra, që të jeni sa më të sigurta duke i furnizuar ata me materiale cilësore për higienizimin e tyre, fort i rëndësishme në kushtet e Covid-19. Kemi krijuar e po krijojmë mundësi që drejtuesit dhe mësuesit tuaj të trajnohen në platforma cilësore online dhe në shumë kompetenca të tjera që t’ju japin përherë më të mirën. Drejtuesit dhe mësuesit tuaj do të vazhdojnë të jenë krah jush, bashkë me prindërit tuaj.
Të gjithë ne jemi tifozët tuaj më të mirë, pasi ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e Kishës dhe e shoqërisë.
Imzot Massafra
President i KKEKSH
Motër Teuta Buka
Koordinatore Kombëtare KKEKSH
Ps. Le të na shoqërojë sot lutja e Monsignor Delpinos
“Ati ynë që je në qiell, qoftë bekuar cdo moment, mundësi për të bërë mirë! Qoftë bekuar cdo takim, hirrje për të shërbyer me dashuri!
Qoftë bëkuar cdo orë mësimi, ushtrim i inteligjencës, vullnetit dhe memories për udhët e urtisë. Bekona të gjithëve ne, bekoji famljet tona, bekoje shkollën tonë. Amen.”