Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në datat 15 dhe 16 prill u zhvillua trajnimi në gjimnazin Rogacionistet, Lezhë me temë: Mjetet dhe materialet e reja didaktike në ndërtimin e një programi mësimor për tematikat e formimit etik.

Trajnimi kishte për qëllim t’u japë mësuesve një vizion hyrës mbi etikën dhe rëndësinë e saj formuese për jetën. Gjithashtu i jep atyre mundësinë të përfshijnë nxënësit në këtë ecje formative nëpërmjet instrumenteve konkrete metodologjike dhe didaktike.
Rëndësia e këtij moduli qëndron në nxitjen mësuesve për të ndërtuar instrumente dhe materiale të reja didaktike dhe u mëson se si mund të ndërtohet një program mësimor dhe elementët përkatës për një orë mësimi dinamike.
Trajnues: Moter Teuta Buka dhe MAs. Mirela Andreozzi

Mt. Teuta Buka
Ka një eksperiencë 21 vjeçare në fushën e arsimit si mësimdhënëse, drejtuese dhe eksperte trajnere per te rritur. Formimi i saj baze për gjuhë italiane dhe i pasuruar më specializimin në Teologji shpirtërore dhe kurse të tjera universitare në dy universitete të Romës: Lateranense dhe Ausilium. Ka gjithashtu dhe specializimet e mëtejshme në fushën e lidershipit dhe menaxhimit në arsim në të gjitha nivelet si në Shqipëri po ashtu dhe jashtë.

Mirela Andreozzi (Dautaj)
Eksperte Pedagogjiste me një eksperiencë 22 vjeçare në fushën e edukimit si formal dhe jo formal. Ka formim bazë pedagogjik dhe manaxherial si dhe specializim si trajnuese si në Shqipëri dhe jashtë. Në fushën e trajnimit ka një eksperiencë gati 18 vjeçare në bashkëpunim me qendra trajnimi me traditë në formimin e figurave edukative si drejtues shkollash dhe kopshtesh, edukatore dhe mësues, psikolog e punonjës social.

#edukimikatolik

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.