
- This veprimtari has passed.
Aftësitë personale dhe ndër personale të mësuesit dhe teknikat për zhvillimin e tyre
4 Nëntor 22 @ 1:00 pm - 5 Nëntor 22 @ 12:30 am
2.000ALL
Moduli i trajnimit: Aftësitë personale dhe ndër personale të mësuesit dhe teknikat për zhvillimin e tyre
Trajnim në prezencë
me datë 04/05 Nentor 2022
Vendi: Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë
Kohëzgjatja: 18 orë (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish)
Numri i krediteve: 1 kredit
Ky trajnim synon të rrisë vetëdijen e mësuesit në lidhje me veten, rolin e tij në klasë, dinamikat e klasës, sfidat dhe njëkohësisht të pasurojë mësuesin me teknika konkrete të menaxhimit të situatave problematike në klasë.
Rëndësia e këtij moduli qëndron në fitimin nga ana e mësuesit të sigurisë në procesin mësimdhënës duke njohur dhe privilegjuar kanale komunikimi dhe teknika që e lehtësojnë si mësimdhënien por dhe mardhënien e tij me nxënësit, kolegët dhe prindërit.
Trajnuese: Megi Vjerdha-Shllaku; Rossella Pulitanò Psicologa
Afati i aplikimit: 02 nentor 2022
Tarifa e aplikimit: 2000 ALL
https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/60240?d=11%2F04%2F2022%2000%3A00%3A00
PhD Megi Vjerdha (Shllaku)
PhD Megi Vjerdha (Shllaku) është pedagoge në Departamentin e Mësuesisë në Universitetin Luigj Gurakuqi. Ka përfunduar studimet universitare për Psikologji Klinike e në vijim edhe doktoraturën me specializim në Çrregullimin e Spektrit Autik në Universitetin Papnor Salezian në Romë.
Rossella Pulitano
Rossella Pulitanò është një psikologe shkolle e trajnuar në Universitetin e Firences për psikologjinë e zhvillimit, edukimin dhe mirëqenien. Ka thelluar studimet e saj në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Ajo është e licencuar si psikologe dixhitale që aktualisht merret me trajnime dhe terapi për fuqizimin.