kkeksh

Thirrje për aplikim për postin e Ekspertit Kombëtar mbi Doktrinën Sociale të Kishës

Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik në Shqipëri (KKEKSH)

 

Thirrje për aplikim për postin e Ekspertit Kombëtar mbi Doktrinën Sociale të Kishës

Për ata që janë të interesuar të aplikojnë, ju lutemi të konsideroni detajet dhe kriteret e mëposhtme:

 

Pozicioni: Ekspert Kombëtar mbi Doktrinën Sociale të Kishës

Organizata: Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik në Shqipëri (KKEKSH)

Mbyllja e Aplikimit: 25 gusht 2024

Tipologjia e kontratës: Kontratë shërbimi në harkun kohor shtator 2024-dhjetor 2025

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

·         Të konsultohet dhe të ofrojë ekspertizë mbi Doktrinën Sociale të Kishës në kontekstin kombëtar.

·         Të zhvillojë materiale edukative dhe trajnuese për tema të lidhura me Doktrinën Sociale të Kishës.

·         Të organizojë 15 sesione trajnimi me stafe te shkollave të rrjetit mbi tematikat Etike për një formim të vazhdueshëm të stafeve të shkollave dhe të gjithë aktorëve të tjerë që veprojnë në institucionet edukative te rrjetit te KKEKSH.

·         Të ndihmojë në zhvillimin e politikave dhe strategjive të edukimit katolik në Shqipëri, duke përfshirë parimet e Doktrinës Sociale të Kishës.

Kualifikimet dhe Përvoja:

·         Gradë universitare në një fushë relevante.

·         Përvojë pune në fushën e teologjisë, studimeve fetare ose edukimit katolik do të ishte një avantazh.

·         Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën shqipe dhe italisht.

·         Aftësi për të punuar në një ekip dhe për të koordinuar projekte komplekse.

Procedura e Aplikimit:

Aplikantët duhet të paraqesin një letër motivimi dhe CV-në e tyre të përditësuar.

Aplikimi duhet të dërgohet në adresën e emalit info@kkeksh.com për aplikim brenda datës

25 gusht 2024.

 

Suksese në aplikim!

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.