Veprimtari

Vizitë Studimore – Takimi i Riminit, 22-25 Gusht

Në kuadër të formimit të vazhdueshëm, forcimit të kompetencave të shkollave katolike në Shqipëri dhe zgjerimit të partneriteteve me aktorë ndërkombëtarë, KKEKSH mundësoi pjesëmarrjen e dy drejtuesve të shkollave të rrjetit katolik në takimin vjetor të Riminit, një event i përmasave të mëdha me pjesëmarrje të aktorëve privatë, publikë dhe të shoqërisë civile që operojnë në sektorin e zhvillimit njerëzor, social dhe ekonomik. Gjatë këtij eventi, delegacioni shqiptar mori pjesë aktive në tryezën e rrumbullakët organizuar nga DiSAL me përfaqësues/drejtues didaktikë nga vende të ndryshme europiane me qëllim:

– Prezantimin e eksperiencave të ndryshme, perspektivave dhe iniciativave në fushën e edukimit;

– Shpalosjen e nevojave për mbështetje të veprimtarive tona edukative

– Identifikimin e iniciativave të përbashkëta që do të ndërmerren për vitin 2025/26

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.