Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Konferenca Kombëtare

Titulli:  Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim”

Tirana me 6 dhjetor 2023, Tirana International,  ora 09:00 – 13:00

 

Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar, ente kishtar i ngritur nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë për t’u kujdesur për edukimin katolik, i orinetuar përherë drejt përmbushjes së vlerave ungjillore dhe sugjerimeve të ofruara nga Pakti Edukativ Global, organizon me datë gjashtë dhjetor, 2023 konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirja në edukim”.

Kumtues të kësaj konference janë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit, të klerit katolik apo të institucioneve shtetërore si: Zonja Lindita Nikolla, kryetare e Parlamentit,  znj. Nina Guga, zëvendës ministre e Arsimit, Z. Jose Maria Alvira, president i Komisionit Evropian të Edukimit Katolik; prof. dr. Jan de Groof, Themelues dhe  President i ELA- (European Association for Education Law) Belgjike; z. Enzio Delfino, presidenti i DiSal; Itali; z. Ignasi Grau, drejtori ekzekutiv i OIDEL-it, Spanje; MsC. Eric Bloemkolk, drejtori ekzekutiv i SOFT Tulip-Hollande. Po ashtu, edhe z. Ermelinda Gjocaj, përgjegjëse e edukimit pranë UNICEF, Shqipëri, z. Ermal Hasimja, përfaqësues i rrejtit të shkollave private të Shqipërisë, si dhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot. Angelo Massafra, President i KKEKSH dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Arqidioqezës Tirane-Durres.

Referuesit diskutuan në tre panele. Tema e Panelit të parë: “Pluralizmi Edukativ si një pasuri e Evropës”; Tema e Panelit të dytë : “Roli i pluralizmit kulturor në ndërtimin e identitetit evropian të Shqipërisë”, Tema e Panelit të tretë: “Praktika edukative, sfidat dhe prespektivat evropiane dhe shqiptare”.

Nisur dhe nga projekt-raporti dhe ecuria e bisedimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, vihet re se Shqipëria është vlerësuar me një përparim modeste në fushën e arsimit cka do te thotë se kemi shumë punë për të bërë. Po t’i shtojmë kësaj edhe trendin përherë në rënie të zërit së GDP-së për arsimin, i cili nga 3% parashikohet të arrijë në 2.8% gjatë viteve në vazhdim, ndërkohë që vetë BE e ka si norme 5%, mbështetja shtetërore për arsimin vazhdon të paraqesë disa problematika të cilat mund të reflektohen në të tre planet kohore: afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Prandaj, konferenca kishte si synim kryesor të nxjerrë në pah metodat, mjetet dhe mundësitë për krijimin në Shqipëri të një hapësire edukative e cila përafrohet më tepër me atë evropiane, qe përqafon gjithë vlerat, parimet dhe idealet e Evropës së Bashkuar. Më konkretisht, përveç punës në rafshin pedagogjik, për rrjedhojë është e nevojshme të arrihet një ligj i ri me një vizion të ri për edukimn parauniversitar.

Dy jane gjërat kryesore; e para mundësia për t’ju qasur lirisht pluralitetit në arsim qe do te thote mundësi e garantuar për  të zgjedhur propozime educative të ndryshme dhe të larmishme, që i përgjigjen vlerave dhe nevojave të komuniteteve, natyrisht përherë në respekt të Kushtetutës.

E dyta; e drejta e prindërve për të zgjedhur lirisht arsimin që dëshirojnë për fëmijën të pa diskriminaur nga mundësitë ekonomike, sociale apo të ndonjë natyre tjetër. Kjo e drejtë kushtetuese e fëmijëve duhet garantuar si thamë më sipër nga një kuadër ligjor dhe akte nënligjorë dhe realisht të aplikueshëm.

Edukimi katolik është dhe do jetë gjithnjë proaktiv si në bashkëndarjen e praktikave të mira ashtu edhe në kontributin që mund të japim në zhvillime të reja, përherë të hapur për dialog.  

Po ashtu nxisim institucionet në nivel qendror dhe lokal që të privilegjojë gjithpërfshirjen dhe dialogun që në  fazën e hartimit e politikave arsimore e në të gjithë procesin e implementimit të tyre.

 

Koordinatorja Kombëtare e KKEKSH

Motër Teuta Buka, Fma

 

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.