Me datë 27 maj, 2023 u mbajt konferenca “Të edukosh në erën digjitale: Shkolla dhe IA, një sfidë e paprecedentë”. Fjalën hapëse e mbajti motër Teuta Buka, koordinatore kombëtare e KKEKSH dhe pas saj, imz. Arjan Dodaj, arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë – Durrës. Në dy panelet e konferencës, referuan z. Ezio Delfino, rpesident i DISAL, Itali; imz. Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, z. Fadil Reka, specialist pranë MAS, znj. Majlinda Keta, doktore shkencash në filozofi, prof. Mimoza Hafizi, pedagoge pranë departamentit të fizikës, UT, z. Endrit Xhina, shef i departametit të Informatikës, UT, znj. Maria Stella Perrone, drejtoreshë e shkollës “V. Alfieri” në Asti, znj. Fiona Teli, magjistre në shkencat inxhinierike dhe akritektonike pranë Universitetit të New York-ut, Tiranë, znj. Olta Sula, po ashtu magjistre në shkencat inxhinierike dhe akritektonike pranë Universitetit të New York-ut, Tiranë dhe znj. Dhurata Myrtollari, drejtoreshë e shkollës “Sarina”. Në të u diskutuan problemet lidhur me tematikën e ngritur, u ofruan alternativa dhe u dakordësua mbi nevojën e rishikimit të funksionimit të shkollave në këtë epokë të re.

#edukimikatolik

seminari-KKEKSH-19-1152x1536
seminari-KKEKSH-23-1536x1152
seminari-KKEKSH-24-1536x1152
seminari-KKEKSH-30-1536x1152
seminari-KKEKSH-54-1536x1152
seminari-KKEKSH-62-1536x1152
seminari-KKEKSH-63-1536x1152
seminari-KKEKSH-65-1536x1152
seminari-KKEKSH-67-1536x1152
seminari-KKEKSH-71-1536x1152
seminari-KKEKSH-79-1536x1152
seminari-KKEKSH-87-1536x1152
seminari-KKEKSH-95-1536x1152
seminari-KKEKSH-102-1536x1152
seminari-KKEKSH-59-1536x1152
KKEKSH SEMINAR
Axhenda
Previous Next

Shperndaje këtë postim!