Konkurs
Sensibilizimi kundër bullizmit nëpërmjet
letërsisë
Komisioni
Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar, në kuadër të projektit mbi politikën e mbrojtjes së fëmijëve në rrjetin
e shkollave katolike në Shqipëri, organizon një konkurs sensibilizues kundër
bullizmit nëpërmjet letërsisë.
Misioni
shoqëror i artit ka qenë historikisht një aspekt i rëndësishëm i natyrës së
edukimit katolik dhe, edhe në këtë rast, ky aspekt po trajtohet me seriozitetin
dhe peshën e nevojshme për të sjellë në qendër të vëmendjes shndërrimin
artistik që i ndodh fenomenit të bullizimit e në të njëjtën kohë, kontributin
shoqëror që arti mund të japë nëse zbërthehet ashtu sikurse duhet.
Romani
“Qiell” i autores japoneze Mieko Kawakami trajton pikërisht këtë çështje,
bullizmin në moshën e adoleshencës. Nëpërmjet një rrëfimi të rrjedhshëm,
situata e dy të rinjëve të bullizuar, raporti mes tyre, ngjarja që zë fill por
nuk trajtësohet në banalitet; bullizuesi dhe i bullizuari me historitë e tyre
respektive, fatet dhe natyrat njerëzore, e gjitha tregohet në romanin e
nominuar për Man Booker International
Prize, i vlerësuar shumë lart nga kritika letrare bashkëkohore.
Secili
prej institucioneve arsimore të përfshira në projektin mbi politikën e mbrojtjes së fëmijëve në rrjetin e shkollave katolike në
Shqipëri është i ftuar të marrë pjesë në konkursin me ese për këtë roman.
Eseja duhet të jetë jo më e gjatë se katërqind fjalë, e shkruar në word, me
shkrim, Times New Roman ose Garamond, gërma 12. Në material duhet të jetë edhe
emri i nxënësit, shkolla dhe klasa.
Mësuesit
e letërsisë organizojnë konkursin në klasat respektive dhe nga secila klasë,
sjellin një numër të arsyeshëm punimesh pranë Komisionit, duke i dërguar, ata
ose nxënësit vetë, në e-mailin info@kkeksh.com, me subjekt: Ese për konkursin.
Afati
përfundimtar për dërgimin e eseve është data 1 prill, 2023.
Më
pas, pranë KKEKSH do të ngrihet një komision vlerësues i cili do të caktojë
fituesit e tre çmimeve të para. Në një ceremoni të posaçme në maj, gjatë muajit
të edukimit katolik, do të shpallen edhe fituesit.
Në
secilën shkollë, KKEKSH do të sjellë disa kopje të librit. Pas konkursit,
kopjet do të bëhen pjesë e bibliotekave të shkollës.