Skip to content Skip to footer

Urimet e Imzot Massafrës për festën e mësuesve

Mësuesit shumë të nderuar,

Zoti ju dhashte paqe!

Shumë të dashur mësues dhe drejtues, në këtë ditë kur vendi ynë feston ditën e mësuesit, dëshiroj të përfitoj nga kjo mundësi për t’ju shpehur mirënjohjen time për punën e palodhur që bëni me kaq përkushtim cdo ditë në të mirë të rritjes së gjthanshme në njerëzim.

Zoti ka për zemër veprën tuaj edukative dhe ungjillëzuese, nëpërmjet saj, Ai rritet në zemrat e të rinjve dhe gjen rrugën për t’i udhëhequr ata në zgjedhjet e jetës.

Edhe unë bashkë me Ipeshkvinjtë tuaj ndjekim me kujdes atëror misionin tuaj dhe ju mbështesim me lutjen tonë në sfidat e së përditshmes.

Përcillini destinatarëve tuaj dhe familjeve të tyre bekimin tonë, që shpresa, feja dhe dashuria të banojnë e të forcohen në çdonjërin dhe të prodhojë fryte bashkëpunimi, vëllazërie dhe paqeje.

Zoti ju bekoftë.

+ Angelo Massafra OFM

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.