Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ditën e sotme Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar mori pjesë në seancën dëgjimore me praninë e përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit “Për Regjistrin e të dënuarve për Krime Seksuale”.

Iniciativa e shoqërisë civile drejt krijimit të një “Regjistri Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale ”është një përpjekje në konsultim dhe bashkëpunim me institucionet kryesore që mbrojnë të drejtat e fëmijëve,në mënyrë që ti jepet rëndësi e posaçme dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Ky regjistër shumë shpejt do jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë si dhe do të funksionojë si një databazë e të dhënave të personave që janë rezident në Shqipëri e të dënuar për vepra penale të krimeve seksuale me fëmijë. Kjo Platforme që tashmë pritet të implementohet do të jetë një masë parandaluese që shteti dhe shoqëria do ndërtojnë së bashku, për të kufizuar maksimalisht aksesin që pedofilët dhe predatorët seksualë duan dhe kërkojnë të kenë tek fëmijët në çdo ambient ku ata janë të ekspozuar.

#childprotection

#TheBestInterestofTheChild

#safeenvironment

#safeschools

#preventivesystem

Edukimi Katolik

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.