📍Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH ) në bashkëpunim me kopshtin “Lulet e jetës” në Tiranë zhvilloi takimin sensibilizues me temë: “ Politika e Mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizmi i brendshem i referimit” ku mori pjesë i gjithë stafi mësimor dhe ai ndihmës si dhe prindërit gjithashtu. Takimi u mbajt nën kujdesin e Kordinatores Kombëtare Motër Teuta Buka, ekspertes psikologe zj.Senada Tufina si dhe Përfaqësueses për mbrojtjen e fëmijëve të KKEKSH zj. Malvina Përgega i cili kishte për qëllim që pjesëmarrësit të njiheshin mbi njohuritë e rregullave që parashikon Politika e KKEKSH për garantimin e një mbrojtje terësore të fëmijëve në rrjetin e institucioneve edukative katolike në Shqipëri.