Konkursi Bullis’bën
Minispoti sensibilizues mbi
fenomenin e bullizmit
Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar, në kuadër të
projektit mbi politikën e mbrojtjes së fëmijëve
në rrjetin e shkollave katolike në Shqipëri, organizon një konkurs për krijimin
e një minispoti sensibilizues mbi fenomenin e bullizmit me temë Bullis’bën.
Ky konkurs realizohet krahas konkursit me ese, puna për të
cilin ka filluar nga të gjitha gjimnazet e rrjetit tonë.
Për t’u bërë pjesë e Bullis’bën
janë të ftuar nxënësit nga klasa e gjashtë, deri në të dymbëdhjetën, sipas
specifikimeve të mëposhtme.
Synimi i konkursit është pasqyrimi i fenomenit të bullizmit
dhe dhënia e një mesazhi sensibilizues lidhur me pasojat që ka ky fenomen në
gjendjen e fëmijëve dhe të rinjëve. Mënyra për ta paraqitur këtë është në dorën e nxënësve pjesëmarrës,
pra tema gjithëpërfshirëse është sensibilizimi, ndërsa nëntema mund të përzgjidhet
lirisht nga nxënësit.
Në secilin minispot duhet të marrin pjesë të paktën katër
nxënës dhe të paktën tre prej tyre të jenë pjesë e minispotit si aktorë.
Ndarja në grupe dhe e roleve brenda grupeve është në dorën e
nxënësve, por nën mbikqyrjen e një mësuesi apo të vetë referentit. Edhe
minispoti, para se të dërgohet pranë Komisionit për t’u bërë pjesë e konkursit,
duhet të marrë miratimin e mësuesit që ka mbikqyrur realizimin e tij.
Minispotet
e dërguara duhet të jenë:
·
Më
shumë se pesë minuta dhe më pak se dhjetë minuta;
·
Me tre
ose më shumë aktorë;
·
Të
regjistruara në formatin landscape
(horizontalisht).
Ju lutem të mbahet parasysh se përdorimi i ndonjë
përmbajtjeje për të cilën të drejtën e autorit e ka dikush tjetër (këngë,
skenar etj.) apo krijimi i përmbajtjeve të dhunshme dhe vetëlënduese është rreptësisht
e ndaluar[1].
Pasi minispoti të jetë regjistruar, mësuesi mbikqyrës apo nxënësit
vetë duhet ta dërgojnë atë me wetransfer
pranë Komisionit në e-mailin info@kkeksh.com dhe duhet të shkruajnë qartësisht emrin e
shkollës, klasën, mësuesin mbikqyrës që e ka miratuar minispotin si pjesë të
konkursit si dhe emrat e nxënësve pjesëmarrës në atë minispot, përfshirë
aktorët, regjizorin, skenaristin, kameramanin apo mbajtësin e çdo funksioni
tjetër.
Minispotet do të publikohen në të gjitha rrjetet sociale të
Komisionit dhe do të jenë free domain,
prandaj mësuesit mbikqyrës dhe/ose referentët duhet t’ua komunikojnë këtë
nxënësve dhe të marrin dakordësinë e tyre. Po të jetë e nevojshme, KKEKSH mund
t’ju ofrojë një formular ku nxënësve dhe prindërve u shpjegohet në detaje kjo
dhe ata, me shkrim shprehin dakordësinë.
Afati përfundimtar për dërgimin e minispoteve është data 15
prill, 2024.
Më pas, pranë KKEKSH do të ngrihet një komision vlerësues i
cili do të caktojë fituesit e tre çmimeve të para. Në një ceremoni të posaçme në
maj, gjatë muajit të edukimit katolik, do të shpallen edhe fituesit.
Mësuesit mbikqyrës, për çdo pyetje, paqartësi apo nevojë për
konsultë dhe ekspertizë para dhe gjatë punës për krijimin e minispotit mund të
kontaktojnë me Komisionin dhe do të marrin përgjigje brenda dy ditëve pune.
Duke vlerësuar bashkëpunimin me ju,
Ju uroj çdo të mirë.
MsC. Andreas Dushi
Ekspert i Komunikimit pranë
Komisionit Kombëtar të Edukimit
[1] Minispoti do të publikohet në të gjitha
rrjetet sociale të Komisionit dhe, nëse në të ka pjesë nga këngë të marra në
YouTube për të cilat dikush gëzon të drejtë autori, platformat sociale do ta
fshihjnë automatikisht.