Ne vijim
letren e Sekretarit te pergjithshem CEEC Luis Marie Piron, drejtuar te gjithe
rrjetit te Edikimit Katolik Evropian ne fillim te Kreshmes. Ne kete leter gjeni
ftesen per te kontribuar ne inicativen: “2
€ për të rindërtuar shkollat ukrainase”.
Sot ne pervjetorin e trishte te fillimit te luftes ne Ukraine,
dhe une personalisht, duke ju falenderuar edhe nje here per gjithcka qe keni
bere edhe vjet ne emer te Koordinatorit Ukrainas per Edukimin Katolik, ju ftoj
edhe nje here ta konsideroni kete mundesi bashke me prinderit, per t’i dhene
shprese dhe te ardhme, popullit ukrainas.
Moter
Teuta Buka
Të dashur miq të Edukimit katolik Evropian,
Në këtë ditë të parë të Kreshmës, Komiteti Evropian për Edukimin Katolik i bashkohet Komisionit për Edukimin e Kishës Greko Katolike të Ukrainës për të mbështetur fushatën:
“2 € për të rindërtuar shkollat ukrainase”.
Kjo thirrje për solidaritet vjen pas fushatës së parë të nisur pas ëebinarit të organizuar me Zyrën Ndërkombëtare të Edukimit Katolik në maj 2022, i cili mblodhi afro 10,000 €. (Ne te cilat kontribuan edhe familjet e shkollave tona katolike. Shen. I yni)
Pas një viti në luftë, situata e shkollave katolike në Ukrainë mbetet tragjike: ndërtesat e shkollave të shndërruara në streha për bomba duhet të sigurohen për t’i lejuar komunitetit ukrainas të gjejë strehim dhe rehati. Mësimet mbahen kryesisht online, por studentët dhe mësuesit vuajnë nga ankthi dhe stresi. Këtyre të rriturve duhet t’u sigurohet mbështetja e duhur psikologjike për t’u dhënë atyre çelësat për të përballuar dhe shoqëruar të rinjtë në këto situata të vështira. Edukimi Katolik i Ukrainës ka nevojë për ndihmë më shumë se kurrë për të rindërtuar veten.
Në këtë kontekst të vështirë, është thelbësore të vazhdohet me informimin, shkëmbimin dhe lidhjen e shkollave në Evropë dhe botë me përfaqësuesit e shkollave katolike në Ukrainë. Për këtë qëllim, Komisioni për Edukimin e Shkollave Katolike në Ukrainë ofron informacione dhe materiale ndërgjegjësuese për nxënësit në shkollat evropiane dhe botërore (video dhe dokumente ,ppt, të disponueshme, deri më tani vetëm në anglisht).
Si përfaqësues të shkollave katolike në vendin tuaj, jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë fushatë të dytë.
Si mund të kontribuoni në këtë iniciativë solidariteti?
- Duke ndarë informacionin me rrjetet tuaja përkatëse dhe duke i ftuar shkollat e rrjeteve tuaja të zbulojnë materialin e vënë në dispozicion.
- Duke bërë një donacion në llogarinë BE68 2100 4717 9034 (BIC/SËIFT: GEBABEBB), me komunikimin “SOLIDARITY UKRAINIAN CATHOLIC SCHOOLS 2023”.Të gjitha fondet e mbledhura do të transferohen në sekretariatin e shkollave katolike greke të Ukrainës.
Edhe një herë, ne shpresojmë të jemi të kemi pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj.
Ju uroj një Kreshmë të Shenjtë dhe një udhëtim të mbarë drejt Pashkëve.
Luis-Marie Piron, Secretar
General CEEC