Për ata që janë përfshirë
në misionin arsimor të shkollave katolike
Vatikan, 22 maj 2023
“Departamenti për Kulturë
dhe Arsim”
“Departamenti për Institutet
e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike”
Më 22 maj
2023, “Departamenti për Kulturë dhe Arsim” dhe “Departamenti për Institutet e
Jetës
Së Përkushtuar
dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike” kanë ftuar disa protagonistë të rrjetit
mbarëbotëror të shkollave katolike në Vatikan, në mënyrë që të mund të tregonin
potencialin dhe sfidat e misionit edukativ drejtpërfdrejtë nga ata që cdo ditë
nga afër japin një kontribut, në këtë moment të historisë, i përshkruar nga
Papa Françesku jo si një “epokë ndryshimi, por ndryshimi i epokës”.
Përse ftesa në këtë kohë dëgjimi nuk iu erdhi
vetëm nga Dikasteri kushtuar Kulturës dhe edukimit, por edhe nga Dikasteri që
merret me jetën ekushtuar? Sepse një pjesë shumë e madhe e
240,000 shkollave katolike që e bëjnë
Kishën një nga protagonistet në edukimin e detyrueshmë dhe atë të mesëm të lartë
në botë drejtohet nga Institutet e Jetës së kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës
Apostolike. Nisma e bërë bashkërisht nga dy dikasteret nuk ishte vetëm strategjike, por synonte mbi të gjitha të
nderonte atë që rekomandohej nga Kushtetuta Apostolike Praedicate Evangelium
që fton “dëgjimin e ndërsjellë”, ku “secili ka diçka për të
mësuar” (n. 4). Në këtë rast, si organe të Selisë së Shenjtë në shërbim të
Atit të Shenjtë, mësuam nga ata që punojnë në vijën e parë në edukim; përveç
kësaj, secili nga dy Dikasteritë mësoi nga tjetri. Në fakt, dy sy shohin më mirë se një dhe dy
veshë dëgjojnë më mirë se një.
Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë
ata që po i kushtojnë vitet më të mira të jetës së tyre këtij misioni të
rëndësishëm edukimi në të cilin janë thirrur. Faleminderit mësuesve dhe të
gjithë stafit administrative e të shërbimit që përbëjnë komunitetin edukativ global,
fije me ngjyra të ndryshme të endura në një pëlhurë të vetme. Faleminderit të
gjithëve:
Familjeve që, duke shfrytëzuar aftësinë
formuese të bashkësisë së krishterë, rrisin djemtë dhe vajzat e tyre në një marrëveshje
edukative me shkollat katolike. Falë Ipeshkvinjve, Dioqezave të mbarë botës,
Institutit të Jeta e Shenjtëruar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike të cilat investojnë
energji të dukshme njerëzore dhe burime financiare për mirëmbajtjen e shkollave
të vjetra dhe ngritjen e shkollave të reja. Parë nga lart, veprimet e këtyre
aktorëve – secili me prekjen dhe karizmën e vet – përbëjnë një koreografi
madhështore, duke uruar që askush të mos jetë i përjashtuar nga vallja e jetës.
Natyrisht, vështirësi serioze dolën edhe
në takimin e majit të kaluar. Disa bashkojnë gjithë botën,
të tjerat rëndojnë disa kontekste:
pandemisë së fundit ende po i ndjehen efektet e saj, kriza ekonomike globalisht,
rënia e lindjeve, varfëria e rëndë, pabarazia e padrejtë e aksesit në ushqim,
ujë, shëndetësi, arsim, informacion, kulturë dhe internet. Kësaj i shtohet, të
paktën në disa vende, mungesa e njohjes në ligj e barazisë ekonomike të shkollave
jo-shtetërore.
Përveç kësaj, disa dioqeza në mbarë
botën, Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike po
përjetojnë një rënie të ndjeshme të thirrjeve dhe, të paktën në botën
perëndimore, besimin te Zoti mbetet fort të margjinalizuar nga jeta publike dhe,
pra nga jeta e burrave dhe grave të kohës sonë. Kjo shifër sigurisht që ka
efekte praktike komplekse që çojnë edhe në mbylljen apo tjetërsimin e disa
shkollave, me një humbje të madhe të “personaliteti” në sistemin shkollor. Në
fakt, aty ku shuhet një shkollë dioqezane apo rregulltare, fshihen nga ambienti
edukativ gjurmët e historisë të asaj Kishe lokale unike me një karizëm të
patjetërsueshëm të familjes rregulltare që e pat themeluar. Kur asistohet në mbylljen e dhimbshme të një shkolle
shuhet një vend që identifikon dhe ruan një pjesë shprese.
Në fund, u vu re se rrethanat, mundësitë
dhe çështjet e paprecedentë bëjnë, në disa raste të vështirë, shprehjen e
identitetit të krishterë katolik në një mënyrë dialoguese, por të qëndrueshme dhe
të fortë.
Situata mund të jetë e frikshme, edhe
për shkak të shpejtësisë së efekteve të tyre. Megjithatë, le të kujtojmë se nga
situata të frikshme – siç është kaosi para Krijimit (Zan 1,2) – Hyji përfton veprat
e tij më të habitshme. Leximi i disa të dhënave që përshkruajnë realitetin
rrezikon të pengojë shpresën; megjithatë ajo që në shikim të parë bllokon guximin,
në fakt mund të jetë si “blloku fillestar”, një “bllok
fillestar” që favorizon një nisje të re, përpara. Për shembull, konteksti
kompleks në të cilin jemi thirrur të punojmë si shkolla Katolik mund të
favorizojnë një gatishmëri më të madhe për t’u bërë një “kor”, siç ka bërë
së fundmi Ati i Shenjtë duke iu drejtuar institucioneve Akademike Papnore të
Romës (Audienca e 25 shkurtit 2023). Për fat të keq, ndonjëherë Shkollat
katolike funksionojnë në të njëjtin territor si soliste, jo që të pasurojnë
të gjithë korin falë timbrit të tyre të veçantë, por si zëra jashtë korit, të
izoluar, pa kontekst; në disa raste edhe në konkurrencë të hapur mes tyre.
Është e nevojshme dhe urgjente që
Institutet e ndryshme të Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike
të bashkohen për t’u angazhuar në arsim; Të bëjnë “kor” Ipeshkvinjtë,
famullitarët, gjithë baritorja dioqeziane me pasurinë e karizmave edukative të
garantuar nga shkollat që i përkasin Institutve të jetës së Kushtuar, dhe jetës Apostolike. Është thelbësore që Priftërinjtë, rregulltarët,
rregulltaret dhe laikë të formojnë një kor dhe që këtyre të fundit t’u
garantohet mundësia e për t’i bërë jehonë zërit edukativ të një Dioqeze dhe
madje timbrit të veçantë të një karizme rregulltare. Ne lidhje me këtë ju
nxisim të vini në lëvizje nisma, qoftë edhe të natyrës eksperimentale, të
gjalla me imagjinatë dhe kreativitet, të afta për bashkëdarje dhe horizont për
të ardhmen, të saktë në diagnoza por edhe vizionare. Frika nga rreziqet të mos
e fikin guximin; në fakt kriza nuk është momenti për të futur kokën në rërë,
por për të parë yjet, si Abrahami (Zanafilla 15:5). Në rreshtat e fundit të
kësaj letre duam të këmbëngulim në shprehjen “Duhet”. Po, të gjithë duhet të “bëjmë
më me vendosmëri kor”. Dhe e bëjmë të sigurt në potencialin dhe
bukurinë e misionit edukativ, një “e drejtë e patjetërsueshme” e cila
promovon dinjitetin e personit njerëzor (Gravissimum Educationis 1).
Si Organizma-dikastere të thirruar për të
ndihmuar Atin e Shenjtë, në kryerjen e shërbesës së Tij Petrine, dëshirojmë
para së gjithash t’ju inkurajojmë. Ndaj edhe do t’ju drejtohemi në mënyra të vjetra
dhe të reja për t’ju dëgjuar, duke ndjekur një rrugë të përbashkët, në mënyrë
që realiteti të merret në konsideratë urgjente e të mund të piqen nga trupi i
Kishës zgjidhje edhe në kontekste jo të favorshme. Shpirti i Krishtit ndriçon
shqisat tona, duke i bërë ato të afta për të dalluar, imagjinuar dhe të
guximshme për të rrezikuar.
Vatikan, 22 maj 2023